• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa ishte pasuria e Nexhmije Hoxhës? (Një replikë për 15 milionët, 25 frigoriferët dhe 28 televizorët)

by Skerdilajd Zaimi
06/03/2020 07:28
Nexhmije Hoxha 2008. (Gent Shkullaku/AFP/Getty Images)

Nexhmije Hoxha 2008. (Gent Shkullaku/AFP/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skerdilajd Zaimi

Në datën 2 mars të këtij viti, gazeta “The Guardian” publikonte nën autorësi të Ian Thompson një nekrologji të Nexhmije Hoxhës.

Zoti Thompson deklaron se e ka intervistuar zonjën Hoxha dhe në përshkrimin e vet nuk kursen epitetet e zakonshme si staliniste, mizore etj. Problemi me këtë lloj nekrologjie edhe në media që quhen prestigjoze është subjektiviteti.

P.sh z. Thompson shkruan se zonja Hoxha si vajzë e shkolluar e prezantoi Enver Hoxhën me letërsinë e shekullit të 20-të, apo se në vitet e fundit të regjimit, “thuhet se” Nexhmije Hoxha organizoi një sërë arrestimesh, pasi Hoxha ishte paaftësuar.

Cilat janë provat për këto që shkruhen? Asgjë. Autori përdor “thuhet se”.

Nekrologjia nuk është disertacion shkencor, por nuk pse të jetë edhe hapësirë spekullimi.

Ndoshta aspekti më kurioz i asaj që shkruan z. Thompson është ajo për pasurinë e familjes së Enver Hoxhës:

Ndërsa shqiptarët e zakonshëm vuanin nga uria në vendin më të varfër të Europës, ajo dhe Enveri thuhet se merrnin furnizim sallame italianë, verëra franceze, cigare perëndimore dhe shërbimet e mjekëve francezë. Besohej se ata kishin  një numër shtëpish, sikurse 25 frigoriferë, 28 televizorë me ngjyra dhe 19 linja telefonike. “Gazeta Shqiptare” raportonte në vitin 1993 se Nexhmija dhe burri i saj kishin shpenzuar një total prej 15 milionë dollarësh fonde në 50 vjet

Kështu thuhet. Edhe nga gazeta shumë e besueshme “shqiptare”. Ky pasazh paraqet disa probleme serioze besueshmërie.

Duke prekur çështjen e ushqimeve duhet thënë se ai injoron faktin themelor p.sh se Enver Hoxha që nga viti 1947 u diagnostikua me diabet. Dhe si sëmundje degjenaritve që është ai mbahet nën kontroll me dietë. Uria e përgjithshme shqiptare ishte një dukuri që u bë e pranishme në masë pas ndarjes nga Kina kur prova ekonomike e vendit ishte serioze.

Sa për 25 frigoriferët dhe 28 televizorët, kjo është diçka që ha diskutim, pasi në vilën e Enver Hoxhës në Bllok është pak e vështirë të organizosh kaq shumë aparate elektroshtëpiake që të kenë edhe funksion.

Por ja që një gjë e tillë thuhet dhe z. Thompson e ka kuriozitetin ndoshta ves të veshëve jo cilësi të mendjes.

Sa për numrin e shtëpive ndoshta është fjala për shtëpitë e udhëheqjes që në fakt ishin dhe janë shtetërore.

Edhe më problematike është shifra 15 milionë euro kur merr parasysh qoftë natyrën e disiplinuar të asaj elite politike, ashtu edhe faktin domethënës se pas vitit 1961 Enver Hoxha nuk udhëtoi jashtë vendit.

Mundet që këto të jenë edhe të vërteta, por ato duhen provuar. Parashtrimi pasuror në një nekrologji të tillë kontekstualizohet si kontrast i kapshëm i mizorisë dhe ligësisë së dyshes Hoxha – Xhuglini, por këtu kemi një përpjekje të paqëlluar.

Nëse heqim Titon dhe Çausheskun, liderët e Lindjes Komuniste nuk mund t’i akuzosh për jetë luksi si qëllim apo ambicie në vetvete, apo vjedhje të pasurisë publike për përfitime personale. Sigurisht ata jetonin shumë më mirë se pjesa tjetër e popullsisë, por kjo nuk quhet Pasuri. As Pasurim.

Edhe Tito, që e donte luksin, nuk dihet të ketë llogari bankare gjëkundi, kurse Çaushesku është akuzuar se ka patur një pasuri të madhe.

Kjo shpjegon deri diku edhe jetëgjatësinë e atyre sistemeve dhe më e rëndësishmja, faktin se ato imploduan dhe nuk u rrëzuan nga jashtë.

Në rastin e Nexhmije Hoxhës ne kemi një personalitet të Diktaturës Hoxhiste që mbyll vitet e fundit të jetës në një apartament të dorës së tretë në Tiranë. Pyetja që lind është: ku janë paratë e vjedhura? Ku është kjo pasuri e pretenduar se është vjedhur?

Zoti Thompson si anglez që është në këtë pikë mund të ndihmojë duke sqaruar p.sh nëse për 25 frigoriferët dhe 28 televizorët është zhvilluar ndonjë ankand, pasi për shtëpitë e shumta nuk kemi ndonjë të dhënë deri më tani.

Ne si shqiptarë nga ana tjetër mund ta ndihmojmë fashitjen e kësaj teme që zgjat në mënyrë të pakuptimtë me dekada, ose duke hetuar njëherë e mirë, ose duke e përfshirë në amnistinë e re të propozuar nga z. Rama. Fundja kjo është pasuria jonë, produkt i abuzimit, jo produkt i krimit. Dhe zoti Rama në fakt këtë po legalizon.

Sa për përrallat anglisht për Nexhmijen ato për fat të keq janë më pak tërheqëse sesa kryepërralla e këtyre viteve për Shqipërinë: Bunkerët dhe Krimi.

Do të ishim të gjithë të shpërblyer nëse dikush do shkruante diçka realiste për atë kohë, sepse përtej krimit politik, duhet thënë se Diktaturat janë shfaqje politike racionale. Ose që e racionalizojnë krimin. Ndaj nevoja për t’i kuptuar është e madhe. Por deri atëherë le të vazhdojmë të argëtohemi me thashethemet e Tiranës që gjejnë vend në mediat prestigjoze.

ResPublica.al / Titulli origjinal i autorit: “Thuhet se Nexhmije Hoxha ka patur pasuri. A duhet përfshirë në amnistinë e re të z. Rama?”

Next Post

Faqet e para/ Ja çfarë shkruajnë gazetat për sot, 6 Mars 2020

Comments 3

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Nuk e njof Autorin e ketij shkrimi, por me keqardhje i them, largo fjalen argetohem,se ka te tjere qe tallen me ato qe shkruan , pikerisht ky

    Reply
  2. D says:
    6 years ago

    Skerdi te pergezoj per shkrimin! Je realist ne ato qe thua!

    Reply
  3. D says:
    6 years ago

    Skerdi te pergezoj per shkrimin! Je realist ne ato qe ke shkruar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

January 20, 2026
“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
Dëshmia ime për 21 Janarin

Dëshmia ime për 21 Janarin

January 20, 2026
VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

January 20, 2026
Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

January 20, 2026
Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

January 20, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Presidenti ukrainas merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Zelensky: S’mund të qëndroj krah Putinit

January 20, 2026
Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

January 20, 2026
Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

January 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In