• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sa i sëmurë është presidenti Trump?

by Java News
05/10/2020 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Marko Langer

Dy flamujtë pas shpinës së presidentit Trump duhet të simbolizojnë: Unë jam shumë mirë dhe i aftë për të ushtruar postin që kam. Por sa i sëmurë është vërtet Trumpi?

Donald Trump, është pacienti më i rëndësishëm për momentin në Walter Reed Medical Center në Uashington dhe me siguri që nuk ishte i lumtur me raportimet e mediave amerikane për gjendjen e tij shëndetësore. Mjeku i tij ka dhënë vetëm lajme pozitive para mediave ditën e shtunë, por në media u raportua për komplikime të gjendjes shëndetësore. Duket se dikush ka treguar më shumë gjëra sesa që është dashur për gjendjen e presidentit. Pacienti Donald Trump u paraqit me petka, por edhe këmishë pa kravatë – sepse kështu frymëmarrja është më e lehtë – me apo pa Coronë. Pas vetes kishte vënë dy flamuj që do të duhej të simbolizonin se ai është mirë dhe i aftë për të kryer detyrën.

Interesante në videon e tij prej 4 minuta e dy sekonda ishte se ai disa herë shprehu falënderimin për trajtimin e mirë nga mjekët. Dhe e dyta, ai asnjëherë nuk zuri në gojë fjalën Fake-News. Kjo mbase ka mundur të pritet, kur merr parasysh lajmet e shumta dhe spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore – të cilat dallojnë nga shpjegimet zyrtare.

Gjendja

Gjendja e presidentit pas infektimit me virusin Corona është më shqetësuese sesa që mendohej në fillim. Shefi i shtabit të presidentit Mark Meadows deklaroi për Fox Neës, se mjekët kanë qenë për shkak të rezultateve në gjak “shumë të shqetësuar” për gjendjen e 74-vjeçarit. “Prej dje ai ka bërë përparime të jashtëzakonshme”, shtoi Meadows. “Dje në mëngjes kemi qenë vërtet të shqetësuar… ai ka pasur temperaturë të lartë dhe oksigjeni në gjak ulej shpejtë.” Por ai në asnjë moment nuk ka qenë i rrezikuar sa të mos mund të ushtrojë detyrën e presidentit, ky rrezik nuk ka ekzistuar.

Meadows duhet të mendojë për të ardhmen e tij, sepse ai është personi, i cili mbase ka folur tepër. Gazeta “New York Times” dhe televizioni ABC kanë raportuar më parë, duke iu referuar një burimi të besuar, se “vlerat e gjakut të presidentit kanë qenë tepër shqetësuese në 24 orët e kaluara”. “48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për trajtimin mjekësor të tij.”

Edhe mjeku i Trumpit Dr. Sean Conley i ka paraqitur gjërat ndryshe në mbrëmje nga ato në mëngjes. Ai ishte i shoqëruar nga nëntë persona të tjerë para gazetarëve kur kumtoi se “Presidenti është shumë mirë”. Ai nuk ka temperaturë dhe nuk ka pasur nevojë për frymëmarrje artificiale. Në fund të ditës, fjalët e Conley ishin në këtë kontekst: “Ndonëse ende nuk e ka kaluar sëmundjen, ekipi i mjekëve mbetet optimist i matur.”

Nuk ka zgjidhje tjetër?

Po si duhet t’i shohim gjërat? Në raportet e agjencive thuhet, se presidenti Trump është shumë i zemëruar me deklaratat e shefit të shtabit. Ai ka kërkuar nga i besuari i tij shumëvjeçar Rudy Giuliani të kumtojë se presidenti është mirë. Si dëshmi ai kërkuar të bëhet edhe një video, pohon një burim i afërt me presidentin, por në kushte anonimiteti.

Në këtë video Trumpi mbrojti vendimin që përkundër pandemisë të bëjë fushatë me mbledhjen e masave të mëdha të njerëzve. “Nuk kam pasur ndonjë zgjidhje tjetër. Unë është dashur të dal përpara.” Presidenti është 74-vjeç dhe ka mbipeshë, që do të thotë se i takon grupit me rrezikshmëri të lartë.

Mjeku i presidentit Conley tha se Trumpi shenjat e para të sëmundjes i ka treguar të enjten, pra më heret sesa është menduar deri tani. Por as kjo nuk e ka qetësuar gjendjen. Në Shtëpinë e Bardhë po përpiqen të identifikojnë tani të gjithë personat, me të cilët presidenti dhe zonja e parë kanë pasur kontakt. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me ceremoninë e emërimit të Amy Coney Barrett në postin e Gjykatës më të lartë në vend. Atë ditë Trumpi ka pasur më shumë se 150 mysafirë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Shumë prej tyre i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit dhe nuk kanë mbajtur distancën. Pak prej tyre kanë pasur maska në fytyrë. Në Shtëpinë e Bardhë ka pasur shumë pritje, ndër to edhe Barrett, senatorë dhe të tjerë, që mund të shihen nga fotografitë e ceremonisë.

Shumë prej pjesëmarrësve kanë dalë pozitiv në testin e virusit Corona: Ish-guvernatori i Neë Jerseyt Chris Christie, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, presidenti i universitetit privat University of Notre Dame, senatorët republikanë Mike Lee dhe Thom Thillis… I infektuar është edhe menaxheri i fushatës elektorale të Trumpit, Bill Stepien dhe kryetari i Partisë Republikane Ronna McDaniel, si dhe asistenti i presidentit, Nick Luna…

Donald Trump, njeriu i sëmurë në Amerikë, nuk është pra aspak i vetmuar./DW

g.kosovari

Next Post
‘Kam vuajtur më shumë se 31 vjet dhe jo 25 siç…’/ ‘Zani i Vlorës’ tjetër kërkesë urgjente Gjykatës, kërkon përllogaritjen e ditëve të burgut

'Kam vuajtur më shumë se 31 vjet dhe jo 25 siç...'/ 'Zani i Vlorës' tjetër kërkesë urgjente Gjykatës, kërkon përllogaritjen e ditëve të burgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In