• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa i qetë është Berisha, kur shikon Metën me ambasadoren amerikane në tavolinë?

by Mero Baze
08/03/2023 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, u kërkoi sot tre forcave kryesore politike në vend të shmangin kandidatët me probleme në listat e tyre, si një shenjë e distancës që duhet të mbajnë ndaj lidhjeve të politikës me krimin.

Ajo vizitoi Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë. Dhe si për ta ilustruar seriozitetin që SHBA ka në distancimin e politikanëve problematikë, ajo natyrisht refuzoi të takojë dikë nga grupimi i atij që quhet “Grupimi i Berishës” në opozitë, për shkak se ata kanë kryetarin me probleme, jo kandidatët.

Izolimi i Berishës nga faktori ndërkombëtar është tani fakt i kryer. Por më i dhimbshëm se izolimi i tij, është fakti që partneri i tij Ilir Meta është ende i pa izoluar dhe e takojnë në vend të Berishës.

Praktikisht Ilir Meta është mbështetës zyrtar i kandidatëve të Berishës, por kjo nuk e ka penguar ambasadoren ta takojë atë. Kjo do të thotë se SHBA nuk ka problem me të tjerët, përveç Berishës, nuk ka problem me ata që kandidojnë apo partnerët e tij. SHBA ka problem konkretisht me Sali Berishën.

Tani, nëse Ilir Meta do të ishte vërtet ashtu siç mbahet, besnik parimor ndaj Berishës, nuk kishte pse e priste zonjën Kim në seli, se në fund të fundit ai është mbulesa ligjore e Berishës në këto zgjedhje.

Ai e ka kundërshtuar shpalljen e Berishës “non grata” dhe duhet të refuzojë dhe selektimin e ambasadores brenda familjes.

Por me sa duket ai nuk e ka fshehur dot joshjen për të pasur një privilegj më shumë në raport me Berishën brenda koalicionit me të. Dhe ky privilegj është fakti që ai ende është njeri që mund ta shpëtojë PD e Berishës, nëse i bashkohet atij, pasi ai është i pranueshëm nga ndërkombëtarët.

Nuk di sa e gëzon apo e mërzit Berishën kjo gjë, por është e qartë që Ilir Meta në një nga dy tavolinat është hipokrit, ose në tavolinë me zonjën Kim, ose në tavolinë me zotin Berisha.

Në fakt, të gjithë e dimë që është hipokrit me zonjën Kim, por ajo nuk mërzitet, se nuk ka shkuar t’i marrë besën, por t’i tregojë qëndrimin e SHBA. Problemi është se Berisha ka paranojë nga “besëprerët’.

Next Post
U skualifikua për problemet me pasurinë, Apeli Administrativ rrëzon KLGJ: Demollari të emërohet gjyqtar

Berisha, akuza gjyqtarëve të Apelit pas vendimit për vulën, reagon KLGJ: Thirrjet publike për dhunë e vetëgjyqësi, antikushtetuese

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Sali Berisha me Ilir Rexhmetajn, luajnë me njeri tjezrin, si Tomi me Xherrin, ose për ta kuptuar më mirë turbofolku foltorist, ata kruhen me njëri tjetrin, se kush është kurvi dhe se kush është prostituti në të njejtën shtëpi, ku qiranë e paguajnë bashkë.
    Halè i pari, qenef i dyti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In