• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa e vështirë të flasësh kundër Berishës, edhe me Shqipërinë gjithë mavi

by Alba Malltezi
18/05/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Kur shoh egërsinë e fjalës së përdorur ndaj Roland Bejkos nga gazetarë të mirëpaguar të ekranit shqiptar dhe në të njëjtën kohë, tulatjen, përuljen që vazhdojnë të kenë të njëjtët, ndaj humbësit të madh Sali Berisha, vazhdoj ta besoj se sa e vështirë është akoma të flasësh si shqiptar kundër tij. Nuk mjafton edhe një Shqipëri e tërë e bërë mavi për të hequr frikën ançestrale që ekziston tashmë ndaj njeriut legjendë të kërcënimeve, shpifjeve, shantazheve, shkatërrimeve. Njeriut me emrin Sali.

Mjafton të dëgjojmë për të qindtën e sekondës se si ja vendos çmimin dhe akuzon “të shiturin” Alibeaj se ka marrë 220 mijë Euro nga Edi Rama. Nuk janë 100 mijë, as 200 mijë rrumbullak, mjeshtri i akuzave e di mirë që 220 mijë euro ngjit më mirë, është më e besueshme. Ashtu siç e di mirë që të jesh italian, është kollaj të ngjisë dhe sharja mafioz, apo të jesh në pushtet “hahet” fare kollaj se je hajdut, apo të jesh grua, besohet se shkon mirë ta konsiderosh dhe k…

Enkelejd Alibeaj është tashmë në atë nivel evolucioni që mund t’i përgjigjet Sali Berishës me të njëjtën monedhë: “Nuk jam si Zeni që paguhet për çdo gjë”… por ndërkohë 220 mijë eurot u thanë dhe në trurin e një militanti tashmë kanë zënë rrënjë.

Do të vazhdojë të jetë akoma e vështirë si për Alibeajn, si për Bejkon, si për të tjerë të Partisë Demokratike që ndanë rrugët me liderin suprem. Ata nuk do ta ofendojnë asnjëherë, por ofendimet, shpifjet, këecënimet do të vazhdojnë t’i kenë të shumëfishuara mbi kurriz, jo vetëm nga Berisha vetë, por edhe nga të klonuarit e tij.

Tani jemi në fazën që kërkon të bindë se iu vodhën votat duke u justifikuar se kush është në qeverisje i ka të gjitha mjetet për të blerë votat dhe për të bërë presion. Një logjikë primitive që ndiqet, sigurisht, edhe nga gjithë klonët e tij. Sikur, në një botë demokratike zgjedhjet dhe votimet nuk bëhen mes një force politike që është në qeveri dhe tjetrës në opozitë. “Nuk bëmë fushatë në kushte të barabarta” bërtasin, ngaqë me siguri, do të donin në logjikën e tyre alla berishiane që zgjedhjet dhe votimet të bëheshin ose mes partive në pushtet me njëra tjetrën, ose mes partive në opozitë. Një logjikë që bëri të qeshë edhe gjithë Shkodrën, gjithë Tropojën, gjithë Durrësin e deri në Sarandë. Pra gjithë Shqipërinë.

Forcat politike që futen në zgjedhje, normalisht nuk janë në kushte të barabarta loje, dihet, është me e avantazhuar e më me shumë mjete dhe interesa forca që është në pushtet. Por opozita, ajo e duhura, e vërteta dhe e drejta, duhet të ketë marrë jo paratë, por shpirtin e gjithë votuesve apo të shumicës prej tyre për të fituar. Ky shpirt, kjo e drejtë, kjo frymë I mungoi Berishës dhe të tijëve, jo paratë, që dihet, i ka me tepricë.

Next Post
Çupi: PD ‘mbytet’ nëse bashkohet me Berishën. Nuk e pranon as Amerika, as Evropa dhe as qytetari shqiptar”

Çupi: PD ‘mbytet’ nëse bashkohet me Berishën. Nuk e pranon as Amerika, as Evropa dhe as qytetari shqiptar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In