• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa e turpshme!

by Fatos Tarifa
05/06/2020 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Nuk është hera e parë që shkruaj mbi këtë subjekt, por është e para herë që e nis shkrimin tim për këtë subjekt me një eksklamacion: SA E TURPSHME! Sa e turpshme për të gjithë ne, qytetarët e këtij vendi dhe sa poshtëruese për ata që janë votuar të na përfaqësojnë në organet drejtuese të shtetit! Ndër sa e sa raste të ngjashëm, mbaj mend se, në vitin 2012, kreu i atëhershëm i Misionit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfart, i udhëzonte politikanët shqiptarë se si duhej të zgjidhej atë vit presidenti i ri i Shqipërisë dhe çfarë cilësish duhej të kishte ai.

SA E TURPSHME për ne shqiptarët dhe, sidomos, për ligjvenësit tanë!

Pas tij, ambasadorja e Republikës Federale Gjermane në Tiranë në atë kohë, znj. Carola Muller-Holtkemper, u tha shqiptarëve se presidenti i ri i republikës së tyre, “duhet të jetojë në Shqipëri dhe të punojë shumë për vendin e vet”! Sikur ne, shqiptarët, të jemi një popull kaq injorant, sa të mos e dimë se kreu i shtetit shqiptar nuk mund të jetë dikush që jeton në Vienë ose në Berlin, në Nju Jork ose në Pekin, dhe as dikush që nuk e do dhe nuk punon për vendin e vet.

SA E TURPSHME për ne shqiptarët dhe, sidomos, për ligjvenësit tanë!

Ishte po kjo ambasadore e Gjermanisë, të cilën, disa muaj më parë e kishim parë në televizor ndërsa përpiqej, si një mësuese e një shkolle fillore, të “pajtonte” kreun e opozitës dhe kreun e qeverisë shqiptare në atë kohë, sikur këta të ishin fëmijë, duke insistuar që ata t’i shtrëngonin dorën njëri-tjetrit!

SA E TURPSHME për politikanët tanë të rangjeve më të larta, atyre që kanë për detyrë të administrojnë punët e shtetit dhe të kujdesen për mirëqenien tonë!

***

Nuk e kam fshehur dhe nuk fsheh habinë dhe indinjatën që krijojnë tek unë prononcime të tilla nga disa prej titullarëve të misioneve diplomatike në Shqipëri. Normat dhe etika diplomatike më elementare nuk do e lejonin këtë në asnjë vend demokratik normal. Çdo ambasadë dhe çdo ambasador që shërben në një vend të huaj ka si detyrë funksionale të ndjekë nga afër zhvillimet politike në vendin pritës dhe të informojnë për to qeverinë e vendit të vet, ose organizatën ndërkombëtare që përfaqëson. Ky informacion shërben për zhvillimin e marrëdhënieve dy- ose shumëpalëshe mes vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Por Shqipëria duket se nuk është ende një vend normal. Vetëm në Shqipëri kemi parë dhe vazhdojmë të shohim që ambasadorët e huaj të udhëzojnë se si duhen bërë zgjedhjet, si duhet të zgjidhet dhe si duhet të jetë presidenti i vendit pritës. Kjo nuk ndodh më as në Bosnje, as në Kosovë (vende që kanë kaluar trauma të mëdha njerëzore dhe politike), as në Maqedoni, e cila është bërë shtet i pavarur vetëm 28 vite më parë. Por në Shqipëri, për turpin tone, vazhdon të ndodhë. Shqipëria është bërë shtet i pavarur më shumë se një shekull më parë, por klasa politike shqiptare është ende krejtësisht e paaftë ta drejtojë vendin pa ndërhyrjet e të huajve. Kur Ismail Qemali hoqi dorë nga drejtimi i qeverisë së parë të Shqipërisë së pavarur, në janar të vitit 1914, Fuqitë e Mëdha europiane u sollën shqiptarëve dhe shtetit të tyre të pavarur në krye një princ gjerman, i cili nuk mundi ta drejtonte dot Shqipërinë “e pamundur” të asaj kohe për më shumë se gjashtë muaj. Sot, më shumë se një shekull më vonë, përfaqësuesit diplomatikë të fuqive mëdha përsëri u thonë “krerëve pa krye” të politikës shqiptare se si duhet t’i administrojnë zgjedhjet në këtë republikën tonë vetëm nominalisht demokratike. O tempora, o mores!

***

Nga njëra anë, unë them sa mirë që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Europian në Tiranë janë angazhuar seriozisht, me shumë dashamirësi dhe energji, për t’i dhënë fund një krize politike, një krize politike të përsëritur në mënyrë periodike thuasje çdo katër vite. Madje, me shumë pezmatim, më duhet të pranoj se asnjë reformë e rëndësishme që është kryer në këtë vend gjatë tridhjetë viteve të fundit as nuk do të kishte nisur nëse nuk do të kishin qenë këmbëngulja dhe mbështetja jetike e Uashingtonit dhe e Brukselit përmes përfaqësive të tyre diplomatike në Tiranë. Kjo e vërtetë është deri diku inkurajuese, por është, gjithashtu, një e vërtetetë shumë e dhimbshme. Një e vërtetë e turpshme për klasën tonë politike.
***

U deshën vetëm 3 ditë për të përmbysur një sistem komunist. Por kemi 30 vite që nuk mundemi të ndërtojmë dot një sistem demokratik. Jo ngaqë nuk dimë, sepse krijimi i një sistemi politik demokratik në shekullin e 21-të nuk do të kërkonte “rishpikjen e rrotës”. Por sepse nuk duam. Dhe pikërisht kjo është e turpshme. Pas 30 vitesh, partitë tona politike ende nuk i kanë mësuar rregullat e lojës demokratike, ose nuk duan t’i zbatojnë ato. Dhe grinden se me çlloj sistemi do i detyrojnë qytetarët të votojnë, kush do i vëzhgojë ata në qendrat e votimit, kush dhe si do i numërojnë votat e tyre, kush do i çertifikojë rezultatet e zgjedhjeve.

SA E TURPSHME!

Disa burra (ndër ta edhe ndonjë grua), të veshur me kostume të shtrenjtë dhe me makina më të shtrenjta edhe sesa ato të ambasadorëve të huaj në këtë vend, kanë pafytyrësinë t’i justifikohen në rezidencën e saj ambasadores shumë të respektuar të fuqisë më të madhe demokratike të globit në Tiranë, kur çështje që në thelb janë shumë të thjeshta për t’u zgjidhur (nëse mbi interesat personale e partiake vihen interesat e vendit), do të mund t’i kishin zgjidhur me kohë mes tyre, pa u marrë kohën e vyer dhe pa u dhënë dhimbje koke
ambasadorëve të huaj për ditë me radhë!

SA E TURPSHME! U rrofshin kostumet që veshin dhe gjestet e pasinqerta që bëjnë ndërsa pretendojnë se negociojnë me njëri-tjetit, se gjoja lëshojnë e tërheqin një tërkuzë që për shqiptarët është bërë e neveritshme, siç janë bërë të neveritshëm edhe ata vetë kur i shohim morning, noon and night në ekranet e të gjithë televizionëve.

Next Post
Mbrëmë ekzekutoi dy vëllezërit Bardhi/ Ky është Roland Pula, ‘skifteri’ që udhëtonte drjet Italisë për grabitje

Mbrëmë ekzekutoi dy vëllezërit Bardhi/ Ky është Roland Pula, ‘skifteri’ që udhëtonte drjet Italisë për grabitje

Comments 2

  1. Baca says:
    6 years ago

    Po profesor, shume e turpeshme! Ne Shqiperi, historikisht eksponent politik me rol ne vendimmarrje, kane qene e jane te kapur nga dreqi e i biri!

    Reply
  2. leka says:
    6 years ago

    Dhe mbi te gjitha profesor tyrpi eshte u vet shqiptareve qe zgjedhin per te udhehequr mediokrit dhe te pa moralshmit .Cte mbjellesh do korresh prifesir qe ke shume te drejte ne te gjitha problemet qe ka politikberja ne Shqiperi .Megjithate turpi vazhdon ne rrugen e tij Po deri kur ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In