• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa e shpejtë është “shpejtësia”

by Veton Surroi
05/09/2024 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian synon të hyjë në shpejtësinë transformative të sfidave të mëdha globale, si ndryshimet klimatike, gara për inteligjencë artificiale dhe përcaktimi i kufijve lindorë me shpejtësi transformative, por e gjen veten të zënë në Kosovë mes predikimit për tejkalim të status quosë dhe mbajtjes së tij sapo të bëhet një hap, si p.sh. mbyllja e zyrave ilegale të strukturave të Serbisë. Ballkani Perëndimor mund të shërbejë si kuti matëse për matjen e shpejtësisë së ndryshimeve të politikave të BE-së

Nga Veton Surroi

1.

“Shpejtësia”, tha Guillame Klossa, një intelektual francez, kur u pyet në Forumin Strategjik të Bledit se çka është ajo që e karakterizon kohën nëpër të cilën po kalojmë.

Shpjegimi i tij për fenomenin kishte kuptim. Jemi duke jetuar shpejtësinë, për shembull në ndryshime klimatike. Kjo verë ishte më e nxehtë se ç’mbajmë mend për një kohë të gjatë, shtrëngatat mes verës janë më të forta se ç’mbajmë mend, dhe ky nuk është fenomen evropian- gjerësia e ndryshimeve globale.

Pastaj është argumenti tjetër, ai i ndryshimeve teknologjike. Shpejtësia me të cilën po zhvillohet inteligjenca artificiale i bën shoqëri shpejtësisë me të cilën SHBA-ja dhe Kina janë duke e zhvilluar garën shkencore-teknologjike, diçka që disa mendimtarë e kanë quajtur “momenti Laika”. Ashtu siç filloi gara kozmike mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, kur B. Sovjetik dërgoi në gjithësi qenin Laika më 1957, ashtu mendohet se tashmë është duke u zhvilluar gara teknologjike mes SHBA-së dhe Kinës në shkencë e teknologji informative.

Kjo garë është paralajmëruar, shkruan Mark Leonard, një intelektual britanik, në librin e tij “Koha e jopaqes” që kur lideri Xi Jinping shpalli në Kongresin e Partisë Komuniste kineze më 2016 se Kina duhet të barazohet me të arriturat amerikane në inteligjencë artificiale më 2025 e të jetë vend prijës më 2030.

2.

“Shpejtësia”, në shpjegimin e z.Klossa, duhet të ketë si zhvillim logjik të argumentit, meqë kemi shpejtim të proceseve me impakt global (ndryshimet klimatike, gara teknologjike si një luftë e re e ftohtë)- atëherë edhe përgjigjet ndaj këtyre sfidave kërkojnë shpejtim, kërkojnë urgjencë; në këtë rast kërkojnë urgjencë në kontinentin evropian. Dhe, ilustrimi më i mirë është lufta ruse në Ukrainë. Ajo ka treguar se një rrezikim i drejtpërdrejtë i sigurisë evropiane nga ana e Rusisë ka mobilizuar shtetet evropiane për të gjetur më shpejt përgjigje për vizionet e unifikimit të kontinentit evropian. Si rrjedhojë, ka më shumë iniciativa për politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-ë. Si rrjedhojë, ka sjellë vendimin strategjik për ofrimin e anëtarësimit të Ukrainës, Moldavisë dhe mbase Gjeorgjisë në Bashkim Evropian, duke i definuar kështu kufijtë lindorë të BE-së. E, si rrjedhojë e këtij vendimi strategjik ka sjellë ringjalljen e ideve për anëtarësimin e së paku ndonjë shteti të Ballkanit Perëndimor në BE deri më 2030. Dhe si rrjedhojë e kësaj cytjeje ka sjellë paralajmërimin e kryetares Von der Layen se Komisioni i ardhshëm Evropian do të ketë komisioner me dikaster të përcaktuar për zgjerim.

“Shpejtësia”, e përcaktuar nga G.Klossa, do të nënkuptonte atëherë që si rrjedhojë e tërë këtij zinxhiri zhvillimesh Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet në , për shembull, dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Pra, që kur fëmijët të fillojnë shkollën në Serbi e në Kosovë, nxënësit e të dyja shteteve të nisen me një problem shumë të madh më pak për prindërit e tyre- atë të paparashikueshmërisë së ardhmërisë së marrëdhënieve mes dy shteteve.

Një Serbi e një Kosovë më 2025, pa ngarkesën e marrëdhënieve të tyre të ndërsjella, do të ishin në gjendje që energjinë shoqërore e politike ta përqendrojë në reformimin e transformimin e shoqërive dhe shteteve të tyre për të qenë të gatshme për integrim më 2030.

3.

Kështu do të duhej të dukej shpejtësia e “shpejtësisë”; një Evropë që deri më 2030 do të ketë përcaktuar në masë të konsiderueshme tërësinë e saj, së paku atë të definimit të kufijve të saj.

Nga perspektiva e sotme lindin jo pak dyshime në kapacitetin e kësaj shpejtësie. Ta zëmë, me Ukrainën është vështirë e paramendueshme që të ketë fitore ushtarake nga cilado palë, fitore që do t’i japë fund luftës. Në vend të fundit ushtarak, është shumë më i mundshëm një armëpushim i përkohshëm që mund të shndërrohet pastaj në një të zgjatur, diçka që konsiderohet si i përhershëm. Por një armëpushim i këtillë nuk është se garanton një stabilitet mes Ukrainës, në çfarëdo territori që kontrollon, dhe Rusisë në çfarëdo territori që kontrollon. Dhe më pastaj do të vijnë Moldavia e Gjeorgjia, shtete të pakompletuara nga ndërhyrja fizike e Rusisë në to.

“Shpejtësia” evropiane nuk është interes i Rusisë, dhe ashtu siç ka treguar se mund të pengojë unifikimin evropian, ashtu do të vazhdojë të veprojë, duke e sfiduar Evropën në terrenin e raportit brutal të forcës.

Përgjigjja ndaj këtij brutaliteti, se në Ukrainë mbrohet një sistem i vlerave evropiane, nuk ka ndonjë relevancë të madhe sot. Ndëshkimi kolektiv i popullit palestinez në Gaza nga ana e shtetit të Izraelit pas sulmit përndjekës kolektiv të Hamasit kundër qytetarëve hebrenj të Izraelit më 7 tetor, ka testuar vlerat evropiane dhe në këtë test BE-ja nuk ka treguar konsistencë. Përndjekja industriale e grave dhe e fëmijëve, e burrave civilë në Gaza, ka lënë shumicën e shteteve anëtare të BE-së në gjendje turpërimi ndaj vlerave me të cilat krenohen e për të cilat avokojnë.

4.

E, kështu pastaj arrihet te vërejtja me vend që i jepet Bashkimit Evropian mu në Lindje të Mesme: para se të na jepni leksione se çka duhet bërë në Lindje të Mesme, pse nuk i rregulloni punët në kopshtin tuaj, në Bosnjë-Hercegovinë, në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë?

Ekziston një listë e gjatë e përgjigjeve nga e kaluara se përse BE-ja është treguar e paaftë të rregullojë punët “e mëhallës”, por në të sotmen më duket se do të duhet të ballafaqohet me dilemën e identifikimit se sa është e shpejtë shpejtësia në Ballkanin Perëndimor? Sepse ndryshimi epokal nëpër të cilin duhet të kalojë me shpejtësi të re Evropa (kriza klimatike, lufta teknologjike-inteligjenca artificiale mes Kinës dhe botës euroatlantike, fërkimi gjeopolik mes botës euroatlantike dhe asaj euroaziatike) nënkupton po ashtu konsolidimin e Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale të botës euroatlantike.

E, aty është lehtë të kuptohet se sa e ka seriozisht BE-ja nga detajet e vogla. BE-ja me vite të tëra e me të drejtë deklaron se gjendja e statu quosë është e dëmshme në Ballkanin Perëndimor dhe se duhet bërë ndryshimet e duhura.

Këtë e deklaron, metaforikisht, në mëngjes, e pastaj pasdite pasi që është bërë një veprim pozitiv kundër status quosë – si për shembull mbyllja e zyrave të institucioneve të Serbisë në Kosovë, që janë ilegale që nga 12 qershori i vitit 1999 – deklaron se status quonë nuk duhet prishur, se duhet mbajtur gjendja siç është.

Mbase Kosova, Serbia e Bosnjë-Hercegovina – i tërë Ballkani Perëndimor – i shërbejnë BE-së si një “reality check”, test realiteti, për të treguar se cila është shpejtësia e “shpejtësisë”.

Next Post
“Më vodhi 75 mln lekë nga kasaforta”, kush është viktima dhe autor i vrasjes së babait në Durrës

Ekzekutimi i 62-vjeçarit në Shënvlash, a është djali vrasësi i vetëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In