• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me sa duket ministri teknik e paska kuptuar gabim detyrën…

by Andi Malasi
30/05/2017 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Andi Malasi
Në media po qarkullon një video sa skandaloze, po aq qesharake. Ministri i Brendshëm teknik shfaqet në terren duke ndërhyrë në punën e oficerëve të Policisë Gjyqësore të cilët i urdhëron se çfarë duhet të sekuestrojnë në një rrethim të quajtur ‘vendngjarje’ dhe çfarë jo. Ai është filmuar teksa urdhëron oficerët të kthejnë pas prozhektorët e bllokuar pas mitingut të PD, të cilët dyshohet se shkaktuan helmimin e mbi 140 simpatizantëve të opozitës dhe vet liderit të selisë blu Basha.
Teksa oficerët bllokuan 11 prozhektorët të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizës, ministri Demiraj urdhëron policët t’i kthejnë pas dhe të marrin vetëm një prej tyre në ndihmë të hetimeve. As më shumë e as më pak, ai urdhëron oficerët se çfarë duhet të marrin dhe çfarë jo si provë materiale në vendngjarje.
Nuk dua t’i hyj fare nëse oficerët e Policisë Gjyqësore kanë vepruar drejt apo kanë gabuar me mbledhjen dhe administrimin e provave në vendngjarje, kjo është çështje që kërkon ekspertë të mirëfilltë apo hetues, por kur një ministër ndërhyn në terren kjo, minimalja është tejkalim i kompetencave dhe akoma më keq pengim i hetimeve.
Si mundet të kalojë shiritin i rrethimit të vendngjarjes një person edhe me tagrin e minisitrit qoftë ai, dhe të urdhërojë hetuesit se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të sekuestrojnë në vendngjarje? Vetë kalimi i shiritit nga persona të paautorizuar rrezikon seriozisht prishjen e provave në vendngjarje. Përveçse një skandal, ky veprim i ministrit është një gafë shumë e rëndë që edhe pse jo në polici, me eksperiencën dhe specializimet në ushtri ky ministër nuk duhet ta konsumonte. Të jesh ministër teknik nuk do të thotë të zbresësh në terren dhe të japësh urdhra në kuadër të hetimit të çështjeve.
Kjo video më kujtoi një episod të disa viteve më parë kur ministër ishte Flamur Noka. Kujtoj që një koleg gazetar e pyet Nokën për një çështje sensitive policore që ishte kthyer në politike, dhe ai jo pa ironi përgjigjet: “Të dukem gjë si drejtor policie?” Në fakt dikush nga gazetarët e mori për arrogancë përgjigjen dhe dikush si batutë, por në përgjithësi edhe pse të pakënaqur me përgjigjen që ishte një taktikë për t’iu shmangur pyetjes (kur dihet se drejtorin e policisë e kishte vartës) në fakt ministri i atëhershëm dha një përgjigje korrekte. Nuk mund të përgjigjej për çështje policore. (Pavarësisht se ne të mësuar me praktikat shqiptare ishim të bindur se drejtori vepronte sipas urdhrave të ministrit).
E solla si rast, pasi në atë episod, edhe pse ne si gazetarë me informacionet tona kishim bindje për ndërhyrjen e ministrit, të paktën ai ishte mjaft i kujdesshëm dhe të paktën ligjërisht ishte në rregull. Të jesh ministër nuk do të thotë se je fuqiplotë ndaj punëve të policisë. Në rastin kur ministri urdhëron oficerët se çfarë duhet të sekuestrojnë në vendngjarje, kjo është shumë më e rëndë se thjesht tejkalim kompetencash.
Dhe për ta mbyllur, po nëse rezulton që helmimi i mbi 140 personave ka ardhur vërtetë nga prozhektorët që ministri urdhëron t’i kthehen firmës për t’i përdorur në aktivitetin elektoral të radhës…? Kush do mbante përgjegjësi në këtë rast nëse të tjerë persona do të lëndoheshin…?!
Next Post
Ja 4 arsyet pse tradhtojnë zakonisht meshkujt

Ja 4 arsyet pse tradhtojnë zakonisht meshkujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In