• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa dobi sjell në PD agresioni i përditshëm ndaj kryeministrit në këtë kohë krize?

by Bajram Peçi
09/04/2020 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

 Zero! As ja vlen që ta lësh lexuesin të kërkojë gjegjen nëpër rreshta. Madje, po që në krye, u duhet thënë krerëve të saj se po i bëjnë partisë dhe opozitës shumë dëm. Ata që ndërtojnë këto strategji veprimi dhe ja diktojnë kreut të partisë (në mos qoftë vetë frymëzuesi), janë fare të papërgjegjshëm ndaj fateve të opozitës. Rituali i agresionit në këto ditë e javë pandemie, shpesh ka bërë efektin e kundërt.

 Që pushteti të dorëzohet përmes votave nëpërmjet rotacionit, është një tipar që tregon se në atë vend klima e demokracisë është e shëndetëshme. Edhe në qofsh se i përket një partie, ndjehesh mirë kur ky rotacion funksionon dhe partinë tënde e zëvendëson në drejtimin e shtetit një parti tjetër.

 Kontrolli i qeverisjes ka qenë dhe mbetet funksioni kryesor i çdo opozite. Kur këtë e bën mirë edhe shanset për të shtuar rradhët e simpatizantëve e votuesve rriten. Por, kur ky funksion degjeneron në improvizime banale “babalesh”, në ndonjë kamera të fshehtë apo lëshimin si bobla të akuzave për çdo vendimmarrje qeveritare, shanset fishken. Kështu, kur kryefjala u nis me termat: droga, krimi, vjedhja e tenderave, e koncesioneve e ndihmave, pak gjasa ka që të merren seriozisht. Ato, akuzat, përshkojnë nga kreu në fund çdo dalje publike para mikrofonave të 30 televizioneve (po aq sa ka Gjermania). Në morinë inflacioniste të mediave, disa prej tyre spikasin ta kenë bërë kontrollin e qeverisjes ku e ku më mirë se sa krerët e opozitës. Përmes analizave, kontrolleve e verifikimeve ja kanë arritur të bëjnë të mundur e ta detyrojnë shpesh pozitën të rishikojë aktet ose të korigjoje veprime, që nuk përputheshin me normat demokratike.

 Sa me përket mua, do doja që në zgjedhjet e ardhshme, koalicioni i partive pozitare, kryesuar nga Partia Socialiste, të largohej. Nuk është dëshirë! Është përpos se një normë e përvojë që vjen nga historia, e cila na kujton se në histori e politikë ka një ligj të pashkruar: njëri brez dëbon tjetrin! Pushteti i mbajtur gjatë kultivon rreziqe serioze dhe është mirë për kombin të mos ngjajë, se i kemi vuajtur disa të tilla. Mirëpo, nuk shoh se ka gjasa që kjo të ndodhë, të bëhet ndryshimi, të kryhet rotacioni! Shkaku është se në krye të lëvizjes opozitare (PD dhe LSI) janë vënë ca ronxho-bonxho pa personalitet, që i kanë diktuar partive të tyre qendrime të ngurta. Paraqiten si të paepshëm, që nuk bëjnë medemek kompromise me armikun (kështu e quajnë kundërshtarin ata që nuk e njohin kulturën demokratike të tolerancës). Nuk e kanë aq me PS-në se sa me Edi Ramën, mbi të cilin lëshojnë përditë zemërim të shfrenuar, një verbëri që rrjedh nga kokëfortësia dhe se mbi kryet u qëndron pezull duhma e sipërmarrjes së një “epopeje” me bazë klasore.

 Varfërisë morale i shtohet edhe qendrimi i kryetarit Basha, i cili beson vërtet se po vepron drejt. Atë e kanë molepsur keq, kur Edi Ramën pranon ta quajnë “Kryeministri i fatkeqësive”, për shkak se në kohën e tij në hapësirën shqiptare ndodhi të bjerë tërmeti rrënues i 27 nëntorit dhe korona virusi, që vijon prej fillimit të marsit. Mirëpo populli e sheh se kryeministri, në kufizimet që ndërmerr dhe aktet që nxjerr është i motivuar tërësisht nga interesi i ruajtjes së shëndetit të njeriut, të çdo njeriu që frymon në tokën tonë. Mirë a keq, ai po punon! Populli, që do t’u drejtohet kutive të votimit (kur të vijë koha), siç sheh Edi Ramën sheh dhe opozitën e cila jo vetëm nuk ju bashkangjit qeverisë në luftën kundër armikut në pandeminë globale, por përkundrazi po e saboton atë.

 Kur pohon kështu, të kujtohen qendrimet ekstremisht kontradiktore të tyre: Edi Rama fajtor se nuk mbylli kufijtë me Italinë që në shkurt; Edi Rama krimineli se nuk hapi kufijtë për vëllezërit tanë që presin prej ditësh në Kapshticë e Kakavijë; kryeministri thotë “…ne do ja dalim!”, opozita akuzon se “…nuk po ja dalim!”. Kur vjen puna të shpjegohet pse nuk po ja dalim, ja argumentat: niveli i vdekjeve më i larti në rajon, mungojnë respiratorët, nuk bëhen testime masive; po bëjnë krim me përdorimin e maskave te skaduara, po çojnë në Itali “pompista”, motivuar nga qëllime personale për forcimin e pushtetit të kryeministrit; mbulohet e vërteta për jetët e humbura dhe të infektuarit, etj.

 Te kjo e fundit, doktor “vdekja” zbulon qindra të tillë që qeverija i fsheh, siç “fshehu” qindra të infektuar në Vlorë, ku shpall vetëm katër të tillë. Shtetasi me nofkën e re, “Doktor vdekja”, fabrika digjitale e të cilit ndihmon për humbjen e opozitës, i vjen rrotull për çdo ditë oborrit nervoz e plot lajkatarë të partisë, nga kreu i të cilës edhe u tërhoq, edhe nuk u tërhoq! Tani e ka kuptuar pafuqinë e tij për të mbajtur frerët, për të mbjellë kaos në jetën sociale dhe, sigurisht, nuk mund të thotë dot asnjë gjë për ata që e rrethojnë partinë, ish pronën e tij dikur. Qëllimi i tij është të ngjallë në këto kohë të trishta sa më shumë pakënaqësi. Para çdo akuze, shpikësi i paarritshëm i nofkave, nuk harron kurrë të vejë fjalët, “Narkoshteti…”.

 Pasojat ogurzeza të kësaj sjelljeje i sheh edhe anëtarsia, por s’kanë ç’të bëjnë. Nga ana e tij, Edi Rama përfiton. Përsos talentin e zhdërvjellsisë, falë të cilës nuk pati kurrë asnjë vështirsi që të kalonte nga e majta në të djathtë, në qendër e anasjelltas; përsos përmes fjalimeve pasurinë gjuhësore, përmes së cilës i mundëson opozitës përgjegjet më të mira për të mbrojtur sjelljen e vet. Sikur opozita t’i ishte bashkuar në kor, siç ndodhi rëndom në Europë, për të përballuar së bashku këtë kohë krize, pushteti i Edi Ramës do ishte seriozisht i lëkundur. Kënaqu Edi, se e di kë ke përballë!

 Po e mbyll hedhjen e këtyre rreshtave i bindur se po të qendronin pa folur, dobia do ishte shumë më e madhe?!

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Premte 10 Prill 2020

Comments 2

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Mire i shpreh mendimet,i ndruar Barjam,po kujt ja thua?.Ata nuk e njohin rrugen ardhjes ne pushtet nepermjet votes se lire,pasi per veprimet qe kryejne jo vetem nuk arrijne te bejne shumice, bejne te kunderten.Ne kete gjendje qe jane katandisur, u mbetet sipas tyre, marja e pushtetit ne tavoline,nepermjet revolucionit te ideuar nga dokri”vdekja”.Le te vazhdojne te enderojne duke dale para gazetareve me deklarata.pa u dhimsur se ne kete gjandje te rende pandemie qe jetojme,na e bejne me te rende karantinen.mbeten te neveritur e pa shprese,te rrethuar me qese te zeza te mbushura me leke ne vilat e tyre

    Reply
  2. Bashkim Pitarka says:
    6 years ago

    Të lumtë miku im Fadil Peçi.
    Nga dita në ditë të ndjek në shtypin dhe internetin shqiptar për çështjet rëndësishme kombëtare e ngjarjet politiko-sociale në Shqipëri.Gjithnjë e më shumë vërej me shumë kënaqësi se si rritet pjekuria dhe aftësia e juaj politike në kapjen në brendi e mbi truallin amëtar problemet jetike të popullit e vendit tënd, thellësia e mendimit dhe e analizës që u bën këtyre problemeve, veçanërisht ato politike dhe vlera e fjalës dhe e mendimit apo analizave tuaja politiko-sociale.
    Këto konkluzione mund t’i arrijë kushdo sot tek lexon analizën tuaj të sotme,sidomos mendimet e përfundimet politike mbi gjendjen dhe të ardhmen e opozitës dhe marrëdhënieve të saj me pozitën dhe shtetin në përgjithësi.
    Ju përgëzoj e ju uroj të ngriheni lart e më lart në këtë fushë të rëndësishme politiko-sociale të politikës dhe gazetarisë.Në këtë drejtim uroj t’u shoh në panele të emisioneve televizive për të përçuar në to mendimin tënd të.pastër e
    të sinqertë një qytetari intelektual të denjë të atij vendi halle shumë e pa mbarim.
    Bashkim Pitarka
    Diplomat e politikan i lirë
    në pension.
    Florida,SHBA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

December 6, 2025
Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

December 6, 2025
Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

December 6, 2025
Alarmohet Suedia: Pothuajse çdo javë në Detin Baltik shfaqen nëndetëset ruse

Alarmohet Suedia: Pothuajse çdo javë në Detin Baltik shfaqen nëndetëset ruse

December 6, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Trafikonin emigrantë, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim 32 persona

December 6, 2025
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

December 6, 2025
Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

December 6, 2025
“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

December 6, 2025
Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

December 6, 2025
Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In