• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sa do emëroja Luan Ramën ministër Kulture, e zëvendësova me Edin në moment”

by A R
04/02/2021 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatos Nano  ka treguar se me Ramën ishte takuar në Paris në vitin 1998 dhe i kishte bërë ftesë për ta bërë ministër Kulture, por ishte refuzuar.

Më tej në rrëfimin e tij ish-kreu i qeverisë thotë se pas vdekjes së Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës, ky i fundit i kishte shkuar në zyrë dhe i kishte thënë se donte që të ishte pjesë e qeverisë dhe këtu nisi karriera politike e Kryeministrit.

Blendi Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Edi Ramën në qeverinë e 1998 kur nuk kishte ndonjë karrierë politike kur njihej si një njeri problematik, polemist dhe a jeni penduar më pas për këtë?

Fatos Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politike nuk kishin përvojë politike.

Blendi Fevziu: Por në vitin 1998 kishin krijuar një eksperiencë gjithsesi.

Fatos Nano: Nëse mund të quajmë një vit e pak. Kështu nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin kur kisha qenë në Paris. U takuam natyrshëm.

Blendi Feviu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar ..

Fatos Nano: Një minutë. Atëherë e ftova, kaluam një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, se u mbyllën lokalet. Ai ishte i shoqëruar me partneren e tij, dhe njëlloj siç thamë për Pashkon, ajo i thoshte “dëgjoje ka të drejtë”. Unë e ftoja dhe ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebel në rrethin politik të socialiste. Një njeri me ide novatore dhe të provokonte mendimin e ndenjur të trashëguar. Isha i sinqertë në këtë ftesë.

Blendi Fevziu: Po ai pse hezitonte?

Fatos Nano: Ai hezitonte se nuk ishte shkëputur nga jeta e emigracionit, nga projektet artistike, nga shoqëria që kishte krijuar. Nuk ishte gati që shkëputej dhe kishte frikë nga politika pasi ishte zhgënjyer njëherë që nga themelimi i PD. Pra nuk formulonte argumente kundër, por dukej nuk kishte dëshirë që të merrej me politikë. Si duket vdekja e Kristaqit bëri një kapërcim në arsyetimin e tij.

Blendi Fevziu: Ju ia përsëritët sërish ftesën?

Fatos Nano: Jo erdhi direkt në zyrën time. Erdhi pasi ishte varrosur Kristaqi, atë ditë apo të nesërmen. Dhe erdhi për koincidencë kur unë po mbyllja ndryshimet në qeveri, në Prill të vitit 1998. Për koincidencë sapo kisha nxjerrë nga zyra Luan Ramën që do e emëroja ministër Kulture.

Blendi Feviu: Pra kishit larguar Arta Daden dhe kishit emëruar Luan Ramën ministër të Kulturës?

Fatos Nano: Ekzakt.

Blendi Fevziu: Dhe në këtë kohë hyri Edi Rama.

Fatos Nano: Doli një Ram dhe hyri një Ram. Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim çfarë interesi kishte Rama që hyri, por ai thotë që jam gati të bëhem ministër Kulture.

Blendi Fevziu: Ju kthyer dhe njëherë Ramën e parë dhe i thatë që…

Fatos Nano: Lajmërova sekretaren kape Luanin mos e lë të ikë. E takova në paradhomë dhe i them më lerë të zbatoj një projekt më ambicioz se ky që kishim. U ktheva brenda dhe i thash dakord, je ministër Kulture. Dhe këtu filloi rrugëtim i gjatë dhe ende i pandërprerë i Ramës në politikë.

Blendi Fevziu: Jeni penduar për këtë?

Fatos Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet, Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra nuk mund ta gjykojmë periudhën si ministër kulture apo si kryetar bashkie. Do qa gjykojmë si kryetar opozite dikur dhe si Kryeministër me dy mandate.

Next Post
Brataj: Gjendja është përkeqësuar, virusin e çuan nga Tirana në Sarandë…

Brataj: Gjendja është përkeqësuar, virusin e çuan nga Tirana në Sarandë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In