• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa demokratike është media në Shqipëri?

by Bajram Peçi
06/09/2022 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Si dëshmitar i kohës kur kryhej privatizimi i pronës “së të gjithëve”, klimës kaotike që e shoqëroi, pashë sulmet ndaj saj, në traditën e jeniçerëve, kur plaçka ishte qëllimi i ushtrisë pushtuese turke. Të dalldisur nga aroma e lirisë, pa përjashtuar dhe gazetarinë, pak ishin ata që dinin se demokracia është sundimi ligjit. Më pak nga të gjithë këtë e dinte Sali Berisha, i cili i dha lëvizjes demokratike karakterin e tij, atë të vetmburrjes autoritariste.

Në këto rrethana lindi shtypi jo partiak, krahas shtypit që partitë politike i krijuan dhe vazhduan t’i mbajnë. Kam punuar në disa prej tyre dhe kam parë si si shtypi i lindur ilirë e i krijuar si biznes, u kap, u përdor dhe zotërohet sot, përfshi dhe mediat vizive, nga kapitali i madh. Një gazetashpërndarës i vogël i çerekut të fundit të shekullit XIX, shitës e botues më pas, legjendari Hearst, krijoi si pronar i madh gazetash, një perandori që përkon me periudhën kur fitimi,e ardhura dhe jeta e gazetës mbështetej te shitja.

Në epokën Murdock, kohë kur struktura e të ardhurës në gazeta dhe TV ndryshoi, duke anuar dukshëm në anën e të ardhurave nga reklama, gjithkush e di vetë, i mban apo nuk i mban hapur këto media? Kjo është luftë për egzistencë. Është në natyrën e kapitalizmit dhe ngjet si dhe në natyrë: më i forti jeton! Shumica e mediave që lindën e vdiqën, ju nënshtruan ligjësisë.

Ato që jetuan nuk funksionuan kurrë si biznes, nuk jepnin fitim,dilnin me humbje, sepse aq kopje shitnin dhe aq reklama bëninprej shërbimeve ose porositë qeveritare. Krijimi i kapitalit të madh, atij që sot zotëron shumicën e televizioneve dhe pak gazetave që kanë mbetur në treg, rrjedh kryesisht nga vjedhja e pasurisë publike, e çdo gjëje që ishte pronë shtetërore. “Shtetarët e nderit”, (siç i quante shkrimtari nobelist, Naipaul) njëherësh, kapot e kapitalit të madh, tek ne ungritën nga fshati më i humbur, erdhën nga anonimati e u ngjitën,falë përkrahjes e bashkëpunimit me krerët e shtetit, deri te sundimi i mediave.

Për vobegtësinë masive shqiptare u ngritën firmat piramidat, që ishin fiks për mëndje të shastisura nga sistemi i ri, të ngritura nën hundën e mëndjeve fëminore të qeveritarve, që është pak t’u thuash budallenj! Me përjashtim të dikur “Gazeta Shqiptare”, që vinte në Tiranë sibijëz e puljezes “La Gazzetta del Mezzogiorno”, me përvojën e njëgazetarie sa të moçme aq dhe demokratike që e kish misionin demokratik të qartë, dyshoj se ndonjë tjetër mbante aromë lirie! Një editor tjetër i vlerësuar ishte për një fare periudhe e përditshmja informative “Koha Jonë”. Të tjera, si Korrieri, Shekulli, Panorama, etj.,… tashmë të harruara, erdhën përgjithësisht nga biznese ndërtimi e prodhimi, që subvenciononin mediat e tyre me humbje. Investimi në media vinte prej dehjes ngapushteti të të sapo pasuruarve. U kodifikua me ligj se “Shtypi është i lirë!”, por gazetaria mbeti robëreshë e rrethanave, e pronarëve, e qëllimeve pse i deshën?

A është vërtet shtypi i lirë, a është gazetaria e çliruarnga diktati? Ribëhet pyetja pas tre dhjetëveçarësh jete të mediassë lirë (për pronarët), për t’i dhënë përgjegjen se në shoqërinë tonë ende jo, nuk është arrirë! Që të bëhet gazetaria e lirë, duhet që ajo të jetojë brënda një lloj ndjeshmërie e cila krijohet nga një atmosferë intelektuale, që të përfshijë dhe botuesit, nga një liri ekonomike, që të përfshijë edhe gazetarët.Të dyja mungojnë! Kur sheh reporter e kameramanë që filmojnë e komentojnë prishjene pishinave të ndërtuara paligjshmërisht nga grabitës të pasurisëpublike, kupton se sa mjerane është gazetaria! Këta të punësuar, aspak fajtor se si përdoren, shohin rrogën.

Fryma e gazetarisë sëlirë tek ata është fishkur prej kohësh (jo me dëshirë) kur urdhërohen se si duhet të flasin dhe çfarë duhet të transmetojnë.Puna e tyre duhet të jetë në përputhje me interesat e bosit, ndryshe…shkelm në prapanica dhe papunë! Liri shtypi e liri e gazetarit, për të menduar e shkruar, do mbetet ende për disa gazeta e televizione në Tiranë një togfjalësh i përdorur në mënyrë të shkujdesur. Gazetarët, redaktorët e të tjerë punonjës në media, shtyp e atë vizive, marrin pagesa sa për të përballuar shpenzimet e jetesës së tyre? Pagat e gazetarëve të nivelit të dytë janë në kufijtë që i mbajnëende pa u shndërruar në lypsa.

S’mund të ketë gazetar e gazetari të lirë, kur s’janë të lirë, kur ekonomikisht janë të varur tërsisht nga pronari! Media jo rrallë është ndodhur nën trysninë e aventurierve që ezgjodhën atë, shtypin e televizionin, jo si biznes, por për pushtet, për të qenë influent në politikë dhe për të mbrojtur biznesin, pronat e interesat e kapitalit. Shtiren sikur ushtrimin e gazetarisë e bëjnë për zhvillimin demokratik të vendit, por për ta vërtetuar mashtrimin, shihni mediat e Hysenbelliut, një varg televizionesh shurdhuese e gazeta që synojnë formimin e opinionit në favorr të tyre e kundër qeverisë.

Deri tani nuk është dëgjuar të thonë (përmes mediave të tyre) nëse pishinat janë ndërtuar në pronë publike; nëse kanë kryer apo jo invazion fiskal; nëse nuk kanë paguar tatime e qira ambientesh…? Përballja me të vërtetën për ata është e pakëndshme, madje dyshoj se nuk besojnë shumë te dobia e saj. Kush e njeh shtypin, median në tërsi, dhe i ka qëndruar afër, kurrë nuk ka dyshuar te forca që zotëron për emancipimin e shoqërisë dhe forcimin e shtetit.

Next Post
Britani/ Kryeministrja Truss bën emërimet e para në kabinetin e ri, kush do t’i mbajë detyrat kryesore

Britani/ Kryeministrja Truss bën emërimet e para në kabinetin e ri, kush do t’i mbajë detyrat kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

December 26, 2025
Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

“Protestat e PD janë si funeral”, Spahiu: S’kanë rrëzuar dot kurrë një qeveri! Partitë e vogla kanë…

December 26, 2025
Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

December 26, 2025
Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

December 26, 2025
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore njofton masat

December 26, 2025
SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

December 26, 2025
Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com