• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruud Gullit kryqëzon PSG-në për idenë e formacionit

by Java News
21/09/2018 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ruud Gullit kryqëzon PSG ose me saktë zgjedhjet e teknikut të skuadrës pariziene. Gullit në deklaratat e tij nuk ka qenë kurrë banal, ndaj dhe prononcimi i ish lojtarit merr vemendje.

Gullit kritikon pikërisht bashkëjetesën e vështirë të Neymar e Mbappé në këtë organikë duke i cilësuar ata të papërputhshëm me njëri tjetrin, madje dhe të dëmshëm për grupin.

Deklarata e tij për revistën Bein Sport  tingëllon si një paradoks, por humbja 3:2 në Anfield vjen si një konfirmim i kritikës i së tij.  Problemi sipas Gullit, qëndron pikërisht në menaxhimin e situatës teknike nga ana e Tuchel.

“Shpresoj që Tuchel t’i kërkojë Neymar-it të punojë më shumë me skuadrën pasi aktualisht po e bën shumë pak. Nga ana tjetër Mbappé ka patur një impakt të madh në ekip por ai bashkë me Neymar në fushë rrezikojnë që t’i krijojnë probleme skuadrës në fazën mbrojtëse.

Diçka e tillë një tekniku si Guardiola psh nuk do t’i ndodhte kurrë. Mjafton të kujtosh se pas rezultatit 3:0 Pep, iu hoqi dhe ditën e pushimit lojtarëve të tij sepse nuk ishte i kënaqur me përkthimin taktik të ndeshjes dhe kjo është rruga qe të çon në fitore. Neymar di dhe është në gjendje të fitojë por varet shumë edhe nga faktori trajner dhe forca e imponimit që duhet të ketë Tuchel”.

Gjithsesi pyetja që shtohet është nëse ka vërtet tekniku forcë t’i imponohet dy prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe më të kushtueshëm  në botë. Në të njëjtin mendim është edhe Jean Pierre Papin, fitues i Topit të Artë në 1991-in dhe kampion Europe në 1994-ën. Edhe Papin u prononcua pas humbjes së PSG ndaj Liverpoolit në duke deklaruar se në futbollin modern, nuk mund të fitohet nëse sulmuesit nuk bëjnë përpjekje  minimale për të kthyer më mbrapa nga ku do ta kishin më të lehtë të fillonin kundërsulmet, përgatiti Bota Sot. (b.an)

Next Post
RECETA / Makarona me panxhar, gjalpë dhe djathë dhie

RECETA / Makarona me panxhar, gjalpë dhe djathë dhie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In