• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Russia Today: Vuçiç i gatshëm ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

by Java News
02/10/2018 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ditë pasi urdhëroi ushtrinë serbe të vendosë gatishmërinë luftarake, presidenti serb Aleksandar Vuçiç po viziton Moskën, ku është takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Ndërsa Vuçiç tha se situata e krijuar në veri të Kosovës pas “ndërhyrjes” së Policisë së Kosovës do të ishte pjesë e diskutimit me Putinin, Kremlini theksoi se vizita ishte planifikuar muaj më parë dhe kjo vizitë nuk lidhej drejtpërdrejt me tensionet në Ballkan.

Vuçiç e vizitoi Rusinë në maj të këtij viti kur Rusia festonte “Ditën e Fitores”.

“Russia Today”, shkruan se të shtunën e kaluar dhjetëra trupa kosovare kishin hyrë në një enklavë serbe në veri të Kosovës, duke marrë nën kontroll disa vende industriale.

Kjo ndërhyrje e Prishtinës, sipas këtij Russia Today, kishte shkelur marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit.

Serbia kishte reaguar duke vënë ushtrinë në gjendje lufte.

Sipas analistit serb të kësai medie, Aleksandar Pavic, situata tashmë është qetësuar, por jo edhe potenciali për dhunë që ekziston në ato territore.

Sipas këtij analisti Vuçiç ka pak mbështetje në Serbi për t’u pajtuar me Kosovën për ndonjë marrëveshje të mundshme.

Edhe Rusia i ka bërë të qartë Vuçiçit se nuk do të mbështesë ndonjë marrëveshje të mundshme me Kosovën, nëse marrëveshja nuk ka mbështetjen e popullit serb.

“Serbia do të ketë përçarje të brendshme, sepse shumica e opinionit serb është kundër ndarjes”, tha Pavic.

“Kjo është një çështje shumë delikate si për presidentin serb edhe për presidentin rus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, analisti shtoi se nëse Kosova njihet si një shtet sovran nga Serbia, rezultati i mundshëm do të ishte që Kosova të bëhet pjesë e Shqipërisë, një anëtare e NATO-s dhe Moska e sheh NATO-n si një armike të Rusisë.

Pavel Kandel, një ekspert për konfliktet etnike në Institutin e Akademisë Ruse të Shkencave, tha se tensionet janë produkt i dobësimit të pozitave të dy liderëve.

“Thaçi, pozita e të cilit në Kosovë është dobësuar, me të vërtetë duhej të tregonte se sa i ashpër është, se si ai është në gjendje të kontrollojë situatën atje dhe madje mund të udhëtojë në veri të Kosovës bashkë me forca të armatosura. E njëjta gjë vlen edhe për Vuçiçin dhe për grumbullimin e ushtrisë së tij. Ai duhej të tregonte se ishte gjithashtu një lider i ashpër ” i tha ai “Russia Today”.

Kandel tha se Vuçiç është i gatshëm ta pranojë Kosovën nëse Serbia futet në BE.

“Unë besoj se Vuçiç do të jetë i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE. Por, shqiptarët [në Kosovë] nuk janë të gatshëm të pranojnë asnjë kompromis për të shpëtuar fytyrën e Vuçiqit”, përfundoi ai.

Next Post
Analisti Weber: Vizita e Vuçiçit në Moskë, thjesht propagandë

Analisti Weber: Vizita e Vuçiçit në Moskë, thjesht propagandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In