10 persona raportohet se janë vrarë, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa 48 të tjerë janë plagosur. Ndërtesa banimi u dëmtuan ndërsa sulmet prekën 20 zona të kryeqytetit. Një ndërtesë u shemb në rrethin Darnytski dhe një zjarr shpërtheu në një godinë banimi në rrethin fqinj Dnipro. Edhe një kopsht fëmijësh u përfshi nga flakët. E dëmtuar nga sulmet ruse mbeti edhe zyra e delegacionit të BE.
Rreth orës 23:00 të mbrëmjes, dronë të shumtë Shahed-Geranë të telekomanduar kaluan kufirin dhe më pas u grupuan në dy grupe, duke u drejtuar drejt Kievit nga veriu dhe jugu. Pas mesnatës, u nis vala e dytë.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmet i treguan botës përgjigjen diplomatike të Rusisë mes përpjekjeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës.
“Rusia zgjedh balistikën mbi tryezën e negociatave”, tha Zelensky në X, duke bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë.
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos, teksa publikoi dëmet e shkaktuara në në godiën e delegacionit, tha se sulmet janë një shenjë e qartë që Rusia refuzon paqen.
Ofensiva e natës duket të jetë një përgjigje ndaj fushatës ukrainase kundër rafinerive ruse, e cila ka dëmtuar dhjetë fabrikat më të rëndësishme të vendit: prodhimi i benzinës dhe naftës është ulur me 17 përqind, duke shkaktuar rritje çmimesh dhe vështirësi në furnizimin e stacioneve të karburantit.











