• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rusia të mos e fitojë këtë luftë”/ Kancelari gjerman: I gatshëm për furnizime të reja me armë në Ukrainë!

by
07/04/2022 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelari i Gjermanisë do të pengojë një fitore të Rusisë në luftë dhe është i gatshëm për furnizime të tjera me armë në Ukrainë. Duke folur në Bundestag Scholz dënoi mizoritë në Bucha duke i quajtur ato krime lufte.

Kancelari Olaf Scholz shprehu gatishmërinë për furnizime të mëtejshme armësh në Ukrainë.

“Çdo gjë që është e arsyeshme dhe ka efekt të shpejtë do të furnizohet”, deklaroi Scholz në Bundestag në Berlin.

Sa u përket furnizimeve me armë, qeveria e tij do të bëjë “gjithçka që është e drejtë dhe e arsyeshme”.

Furnizimet duhet t’i shërbejnë qëllimit të qeverisë “që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”. Ky është qëllimi “i aktiviteteve, që ndërmarrim ne, kur është fjala për furnizimet me armë”, tha kancelari gjatë një seance me pyetje ndaj qeverisë në Bundestag (6.04).

Armët gjermane ndërkohë kanë dhënë “një kontribut të ndjeshëm” në luftime në Ukrainë”. Si shembull Scholz përmendi tanket e furnizuara nga Gjermania, sistemet e mbrojtjes nga raketat dhe municionet.

Për furnizime të mëtejshme ndërkohë po negociohet me Ukrainën, tha Scholz. Lidhur me këto furnizime do të shqyrtohen jo vetëm pajisjet nga arsenali i Bundeswehr-it, por edhe sisteme, që mund të blihen të reja në tregun e armatimeve.

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, në seancën plenare në Bundestag, shtoi lidhur me ngjarjet në Butsha, se qeveria nuk mund të flasë hapur për llojin dhe numrin e armëve që do të dërgohen, sepse këtë e ka kërkuar Ukraina.

Nga këndvështrimi ushtarak synohet, që Rusia të mos jenë në dijeni për tipin e armëve dhe sasinë që do të vihen në dispozicion, në mënyrë që të mos ketë mundësi të përgatitet konform.

Dëshmi për krime lufte në Butsha

Qeveria gjermane, sipas të dhënave të saj, ka dëshmi që kemi të bëjmë me krime lufte me vrasjet e civilëve në Butsha në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kievit. Për këtë ekzistojnë fotografi satelitore, që janë marrë në muajin mars në këtë qytet, tha zëdhënësi i qeverisë në një konferencë shtypi, Steffen Hebestreit.

Gjithashtu ka dëshmi të besueshme, që provojnë se forcat luftarake dhe të sigurisë ruse kanë qenë të mobilizuara në këtë zonë. “Vrasjet e qëllimshme dhe njësitë e forcave ruse të armatosura dhe të sigurisë në zonë janë kësisoj një dëshmi, që presidenti dhe komandanti suprem Putin për arritjen e qëllimeve të tij ka pranuar shkeljet e të drejtave të njeriut.”/ DW

/b.h

Next Post
FOTO/ Kush është mami? Ajo duket më e re se vajza e saj

FOTO/ Kush është mami? Ajo duket më e re se vajza e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

January 14, 2026
Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

“Video duhet hequr nga rrjetet sociale”, Çobani reagon për 3 të miturit në Durrës: Familja…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

January 14, 2026
‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

January 14, 2026
Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

January 14, 2026
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë

January 14, 2026
VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

January 14, 2026
“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

January 14, 2026
Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

January 14, 2026
VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In