• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia sulmon Maqedoninë: Do keni pasoja nëse anëtarësoheni në NATO

by Java News
29/03/2018 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka kërcënuar Maqedoninë me pasoja nëse anëtarësohet në NATO.

Ky kërcënim ka ardhur nga ambasadori rus në Shkup, Oleg Shcherbak, pas vendimit të autoriteteve maqedonase për dëbimin e një diplomati rus.

“NATO është një instrument i Luftës së Ftohtë dhe si mund t’i mirëpresim përpjekjet e Maqedonisë për t’iu afruar një force kaq agresive. Ju si qytetarë duhet të mendoni se pas hyrjes në NATO do të jeni pjesë e makinerisë së saj dhe një poligon për bazat e saj dhe në rast të një sulmi të Aleancës ndaj Rusisë, do të jeni objektiv i përgjigjjes ruse. Ne nuk ndërhyjmë në vendime por për vendime të tilla duhet të mbahet një referendum “, ka deklaruar ambasadori rus në Shkup, Shcherbak.

Megjithatë ai ka deklaruar se Rusia do t’i përgjigjet Maqedonisë në lidhje me dëbimin e diplomatit të saj, “me një përgjigje të menduar dhe jo të nxituar si ajo e qeverisë maqedonase”.

“Mendoj se vendimi i Shkupit ishte marrë nën presion nga jashtë dhe paraqet një detyrë dhe porosi politike për të siguruar pjesëmarrjen e Maqedonisë në masat kolektive të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s si shenjë e solidaritetit për rastin Skripal”, tha Shcherbak.

Ambasadori theksoi se fakti që vendimi është marrë nën ndikimin e jashtëm nuk e largon qeverinë maqedonase nga përgjegjësia.

Diplomati rus tha se ministria e Jashtme e Maqedonisë refuzoi ose nuk donte të siguronte dëshmi se diplomati rus ka shkelur autorizimet diplomatike, që u theksua dy ditë më parë nga kreu i diplomacisë, Nikola Dimitrov.

“Bëhet fjalë për një përpjekje për të marrë informacion të klasifikuar dhe të rëndësishëm për sigurinë e Maqedonisë. Por, ne jemi të detyruar të mbrojmë identitetin e diplomatit dhe do të jetë e dëmshme për të spekuluar. Gjetjet tona mbështeten në prova të forta dhe nuk kemi dilema për këtë, “kishte deklaruar shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.(rel)

a.ç

Next Post
Atletico po përfiton në çastin e fundit, tenton të rrisë klauzolën e Griezmannit

Atletico po përfiton në çastin e fundit, tenton të rrisë klauzolën e Griezmannit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In