• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës me breshëri raketash

by A R
09/03/2023 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e Ukrainës, duke sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit, më 9 Mars. Autoritetet ukrainase thanë se për shkak të sulmeve, u plagosën njerëz dhe u dëmtuan ndërtesa banimi.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan për orë të tëra në të gjithë vendin, përfshi kryeqytetin e Kievit, ku edhe ndodhën shpërthime në dy zona perëndimore. Sistemet e mbrojtjes u aktivizuan në të gjithë vendin dhe nuk ishte e qartë se sa raketa goditën objektivat.

Në Ukrainën lindore, 15 raketa goditën Harkivin dhe rajonin periferik verilindor, duke goditur ndërtesat e banimit. Guvernatori i rajonit jugor të Odesës, Maksym Marchenko, gjithashtu raportoi për sulme mbi objektet e energjisë dhe ndërtesat e banimit në këtë qytet. Termocentrali bërthamor i Zaporizhjas, i cili është i pushtuar nga forcat ruse, ka humbur energjinë si rezultat i sulmeve me raketa, sipas operatorit shtetëror bërthamor, Energoatom.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko i cilësoi sulmet si “një tjetër sulm masiv barbar në infrastrukturën energjetike të Ukrainës”, duke thënë se objektet në rajonet e Kievit, Mykolaivit, Harkivit, Zaporizhjas, Odesës, Dnipropetrovskut dhe Zhytomirit ishin shënjestruar.

Hekurudhat e Ukrainës raportuan ndërprerje të energjisë në zona të caktuara, me 15 trena të vonuar deri në një orë.

Autoritetet në kryeqytet thanë se 40% e banorëve të Kievit ishin pa ngrohje për shkak të ndërprerjeve emergjente të energjisë. Rusia ka goditur Ukrainën me sulme masive raketore që nga tetori i vitit të kaluar.

Fillimisht, breshëritë me raketa që kishin për cak infrastrukturën energjetike të vendit u zhvilluan çdo javë, duke zhytur qytete të tëra në errësirë, por u rralluan me kalimin e kohës, me komentuesit që spekulonin se Moska mund të jetë duke kursyer municione.

Sulmi i fundit masiv, para këtij të datës 9 Mars, u zhvillua më 16 Shkurt.

/a.r

Next Post
Freedom House: Liria në botë, në rënie për 17 vjet me radhë

Freedom House: Liria në botë, në rënie për 17 vjet me radhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In