• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia “sheh” mundësi për marrëveshje me Perëndimin, ja thirrja e ministrit Lavrov ndaj Putin

by
14/02/2022 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka sugjeruar të hënën presidentit të Rusisë Vladimir Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike, në përpjekjet për të siguruar garanci të sigurisë nga Perëndimi, ndërkohë që rriten tensionet rreth Ukrainës.

Lavrov i ka thënë Putinit se Shtetet e Bashkuara kanë bërë propozime konkrete për zvogëlim të rreziqeve ushtarake, mirëpo ka thënë se nuk kanë qenë të kënaqshme përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s.

Në një komunikim televiziv, Putin është parë duke i kërkuar Lavrovit nëse ka mundësi të arritjes së marrëveshjes për të adresuar shqetësimet ruse për siguri, apo nëse palët janë vetëm duke hyrë në negociata të vështira.

Lavrov ka thënë se pala ruse tashmë ka paralajmëruar më shumë se një herë “që nuk do të lejojë negociata pafund për pyetjet që kërkojnë zgjidhje sot”.
“Mirëpo si ministër i Jashtëm, duhet të them se ka gjithmonë mundësi”.

 

 

Këto komente janë parë si shenjë për ulje të mundësisë së pushtimit rus, pas paralajmërimeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo kohë.

Moska, e cila ka mbledhur më shumë se 100,000 trupa afër kufirit të Rusisë me Ukrainën, ka mohuar planet për pushtim dhe ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj për histeri.

Lavrov ka thënë se ka pranuar përgjigje “jo të kënaqshme” pas një letre që u ka dërguar dhjetëra anëtarëve të BE-së dhe NATO-s sa i përket “sigurisë së pandashme” – referencë ndaj ankesës së Rusisë se Ukraina dhe shtetet e Perëndimit janë duke rritur sigurinë në kurriz të Rusisë dhe se kjo përbën shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Kam pranuar përgjigje jo të kënaqshme, asnjëri prej kolegëve ministra nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt mesazhit”, ka thënë ai. “Prandaj ne do të kërkojmë reagim konkret nga secili shtet”.

Në kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit përfshihen edhe ato që:

– Ukraina të mos pranohet në NATO
– NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe të tërheqë trupat nga Polonia dhe republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania
– Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë
– Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë përgjigjur duke thënë se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë aleatët e vet, mirëpo i kanë ofruar Rusisë mundësinë e negocimit rreth raketave dhe çështjeve tjera.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë. Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.

/b.h

Next Post
E rëndë/ Dy punëtorë bien nga skela në Lezhë, nisen me urgjencë drejt spitalit. Njëri në gjendje të rëndë

Elbasan/ 50-vjeçari bie nga skela, dërgohet drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In