Rusia ka publikuar të tjera video nga bombardimet mbi Shtetin Islamik në Siri. Në video shihet se si avionët e Kremlinit bëjnë hi autokolonat e ISIS. Rusia pretendon se kamionëtcisternë po dërgonin naftë kontrabandë në Turqi. Kjo tregti shërben për të financuar Shtetin Islamik. Rusia thotë se ka shkatërruar të paktën 2 mijë cisterna me naftë, që kur nisi fushatën në shtator të këtij viti. Mediat ruse kanë publikuar edhe videon e vrasjes së një komandanti të forcave opozitare në Siri.