• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia po i përdor të gjitha mjetet për ndikim në Perëndim

by Java News
28/09/2017 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet perëndimore thonë se Rusia nuk i fsheh përpjekjet për të ndërhyrë apo ndikuar tek çështjet e tyre dhe madje edhe tek zgjedhjet e tyre. Megjithatë, ato e pranojnë se tentativat për të frenuar këto veprime po hasin vështirësi.

Përkrahësit e lëvizjes anti-islamike PEGIDA u mblodhën së fundmi në tubime në rrugët e Dresdenit…pasi partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 12.6 për qind të votës në zgjedhje…një rritje që disa e kanë lidhur me një raund tjetër ndërhyrjeje ruse, një praktikë që tashmë është bërë e njohur.“Ata ndërhyjnë tek forcat e majta, tek të djathtat dhe partitë ekstremiste fetare”,- thotë Nils Svartz, një zyrtar suedez.

Në rastin e Gjermanisë, zyrtarët thonë se Rusia shfrytëzoi pasiguritë lidhur me fluksin e qindra-mijëra refugjatëve.Zyrtarë suedezë si Nils Svartz thonë se po shohin shenja taktikash të ngjashme para zgjedhjeve të planifikiara për vitin e ardhshëm:“Objektivi për këto veprime nuk është për të imponuar ndonjë ideologji të veçantë ndaj suedezëve. Është më shumë për të na përçarë, për të na bërë një shoqëri të pasigurt”.

Dhe pas përpjekjes ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane vitin e kaluar, ligjvënësit amerikanë druhen se përpjekjet ruse vetëm janë intensifikuar:

“Propaganda e tyre ka si synim dizinformimin, të bindë evropianët se nuk mund t’i besojnë askujt”, thotë senatori republikan Ron Johnson.Vendet perëndimore thonë se kjo fushatë është realizuar kryesisht përmes mediave sociale, si Facebook, Twitter dhe Google.

Dhe nga televizione si kanali RT i Moskës, gjë që Rusia dhe RT vetë e mohojnë.“Ne i nxisim shikuesit të ndezin televizorin, të shohin dhe të vendosin vetë”, – thotë korrespondentja e RT-së, Laura Smith.Por televizione si RT mund të jenë vetëm fillimi.

Një nga shqetësimet në rritje për zyrtarët amerikane dhe evropianë është se Rusia nuk po mjaftohet më vetëm me përhapjen e propagandës dhe dizinformimit.

Dhe nga ana tjetër, Moska po përpiqet të gjejë metoda të tjera për të depërtuar në shoqërinë perëndimore:“Njëra është aftësia e forcave të jashtme të fusin para në zgjedhje pa treguar se nga vijnë këto para. Paratë e papastra të politikës dhe korporatat fantazma janë një ftesë e hapur për rusët që të vazhdojnë ndërhyrjen në zgjedhje”.

Deri tani duket se këto taktika kanë funksionuar.“Ata po ndikonin tek debatet publike, politike dhe programet e partive politike ose qëndrimet e drejtuesve të tyre”.
Siç u shpreh një studiues rus, vetëm gjysmë me shaka, tani çdo zgjedhje janë zgjedhje ruse, pa dyshim një perspektivë e zymtë, përgatiti VoA. (b.an)

Next Post
Kokainë në çorape dhe çelësa, i riu nga Laçi arrestohet në kryeqytet

Kokainë në çorape dhe çelësa, i riu nga Laçi arrestohet në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In