Rusia po përballet me numër të lartë viktimash krahasuar me fillimin e pandemisë

Koronavirusi

Rusia raportoi të shtunën për 752 viktima nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë e konfirmuar brenda një dite në këtë vend, prejse ka nisur pandemia e koronavirusit, pranverën e vitit të kaluar.

Autoritetet shëndetësore raportuan të shtunën edhe për 25,082 raste të reja pozitive – prej tyre 5,694 në Moskë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi arrin në mbi 5.7 milionë, ndërsa i viktimave në 142,253.

Rusia është duke përjetuar një valë të rëndë të infektimeve, që besohet të jetë shkaktuar nga varianti Delta i koronavirusit. Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më infektuese se variantet e mëparshme.

Pavarësisht disa rekordeve të viktimave në javët e fundit, autoritetet ruse kanë thënë se nuk kanë plane për izolim.

Në përpjekje për të frenuar pandeminë, nga 7 korriku është vendosur që njerëzit që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe nuk kanë qenë të infektuar, do të duhen të testohen brenda tre ditësh pas hyrjes në Rusi dhe të vetizolohen derisa të marrin rezultatin e testit.

Numri i infeksioneve të konfirmuara ditore në Rusi është rritur për më shumë se dyfish gjatë muajit të kaluar – nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 25,000 këtë javë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 186 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë mbi katër milionë./REL

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com