• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia plan sekret për të ndihmuar Julian Assange të largohet nga Britania e Madhe

by Java News
21/09/2018 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomatë rusë kanë mbajtur bisedime sekrete në Londër vitin e kaluar me njerëz të afërt të Julian Assange për të vlerësuar nëse ata mund ta ndihmonin atë të largohej nga Britania e Madhe.

Një plan tentativë për largimin e tij ishte bërë që themeluesi i WikiLeaks që të largohej nga ambasada e Ekuadorit në Britani, ku ai është ngujuar duke hipur në një makinë diplomatike që të transportohej në një vend tjetër. Sipas “The Guardian”, destinacioni final ishte Rusia, ku Assange nuk do të ishte në rrezik ekstradimi në SHBA. Por plani u braktis pasi u konsiderua shumë i rrezikshëm.

Operacioni për nxjerrjen e Assange ishte planifikuar në prag Krishtlindjesh në vitin 2017, por një burim pohoi dhe kjo ishte e lidhur me një përpjekje të pasuksesshme nga Ekuadori për të dhënë statusin diplomatik formal Assange.

Përfshirja e zyrtarëve rusë në zbulimin e asaj që u përshkrua si një plan “themelor” ngre pyetje të reja rreth lidhjeve të Assange me Kremlinin. Redaktori i WikiLeaks është një figurë kryesore në hetimin kriminal të SHBA në përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Robert Mueller, avokati i posaçëm që po drejton hetimin e ndërhyrjeve ruse në zgjedhje, paraqiti akuza penale në korrik kundër një grupi oficerësh të inteligjencës ushtarake të Rusisë, të cilët thuhet se kanë sulmuar serverat e Partisë Demokratike gjatë fushatës presidenciale. Aktakuza pretendon se hakerat dërguan email tek WikiLeaks, gjë që e turbulloi Hillari Klintonin. Megjithatë rrethanat e rrjedhjes së këtyre emaileve janë ende nën hetim.

Sipas Mueller, WikiLeaks botoi “mbi 50 000 dokumente” të vjedhura nga spiunë rusë. Pjesa e parë mbërriti më 14 korrik 2016 si një shtojcë e koduar.

Nga ana tjetër, Assange ka mohuar marrjen e emaileve të vjedhura nga Rusia.

Detajet e planit të shpëtimit të Assange janë të ndryshme. Dy burime të njohura me punën e brendshme të ambasadës ekuadoriane thanë se Fidel Narváez, një person i besuar i Assange, i cili deri vonë shërbeu si konsull i Ekuadorit në Londër, shërbeu si pikë kontakti me Moskën.

Në një intervistë me The Guardian, Narváez mohoi që ishte përfshirë në diskutimet me Rusinë rreth nxjerrjes së Assange nga ambasada.

Narváez tha se vizitoi ambasadën e Rusisë në Kensington dy herë këtë vit si pjesë e një grupi “20-30 diplomatësh të tjerë nga vende të ndryshme”. Këto ishin “takime të hapura publike”, tha ai, që u zhvillua gjatë “krizës mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë” një referencë për pasojat e helmimit me sulmin me Novichok të Sergei dhe Julia Skripal në mars.

Burimet thanë se komploti i shpëtimit përfshinte dhënien e dokumenteve diplomatike Assange në mënyrë që Ekuadori të jetë në gjendje të pretendojë se ai gëzonte imunitet diplomatik. Si pjesë e operacionit, Assange duhej të futej nga ambasada në një automjet diplomatik.

Katër burime të veçanta thanë se Kremlini ishte i gatshëm të ofronte mbështetje për planin përfshirë mundësinë e lejimit të Assange për të udhëtuar në Rusi dhe për të jetuar atje. Njëri prej tyre tha se një biznesmen i paidentifikuar rus shërbeu si ndërmjetës në këto diskutime.

Gjithashtu, konsiderohej edhe një mundësi tjetër që Assange mund të udhëtonte në Ekuador me anije. Rommy Vallejo, kreu i agjencisë së inteligjencës të Ekuadorit, thuhet se ka udhëtuar në Britani të Madhe rreth 15 dhjetorit 2017 për të mbikëqyrur operacionin dhe u largua nga Londra kur u pezullua.

Në shkurt, Vallejo la punën e tij dhe besohet të jetë në Nikaragua. Ai është nën hetim për rrëmbimin e dyshuar në vitin 2012 të një rivali politik ndaj Correa. Sipas ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, diplomatët janë imunë ndaj ndjekjes penale nëse kredencialet e tyre diplomatike janë pranuar nga qeveria britanike dhe nëse Zyra e Jashtme është njoftuar për statusin e diplomatit.

Kjo nuk është hera e parë që Assange kërkon strehim në Rusi. Associated Press raportoi këtë javë se themeluesi i WikiLeaks u përpoq të merrte një vizë ruse. Ai nënshkroi një letër në nëntor 2010 për dhënien e autorizimit të mikut të tij izraelit Shamir, një përkrahës i diskutueshëm, i cili kaloi kabllot e departamentit shtetëror të SHBA nga Assange për gazetarët në Moskë. Shamir do të dorëzonte pasaportën e Assange në konsullatën ruse, dhe do ta mbledhë atë më pas, shkroi Assange.

Qeveria e Ekuadorit nuk pranoi të komentojë këtë histori ndërsa ambasada ruse në Londër shkroi të premten se historia e Guardian ishte “një shembull tjetër i dezinformimit dhe lajmi i rremë nga mediat britanike”.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Njihuni me “Spider Girl”, gruaja ngjit 8 kate pa mbrojtje

VIDEO/ Njihuni me “Spider Girl”, gruaja ngjit 8 kate pa mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In