• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia nuk “lëshon pe”, Lavrov: Ukraina në NATO? E pamundur!

by S T
01/09/2024 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia është e bindur në fitoren e saj ushtarake kundër Ukranës. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavror në një intervistë për median shtetërore ruse, ‘Russia Today’.

Kreu i diplomacisë ruse shprehet se për katër rajonet tashmë të okupuara nuk ka negociata dhe nuk do të ketë. Sipas tij, ato territore janë pjesë integrale e Federatës Ruse, së bashku me Krimenë, raporton A2.

“Më 14 qershor 2024, Presidenti rus Putin, tha se ne jemi të gatshëm të zgjidhim situatën bazuar në realitetet. Realitete në tokë. Kushtetuta e Federatës Ruse thotë qartë se, përveç Krimesë, tani kemi katër subjekte të reja të Federatës: Donjetsk, Luhansk, Zaporozhye dhe rajoni Kherson. Nuk mund të flitet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. E pamundur. Qëndrimi ynë është i qartë”, u shpreh Sergey Lavrov.

Në lidhje me inkursionin e vazhdueshëm ukrainas në rajonin e Kurskut, ka të ngjarë të jetë miratuar nga protektorët e tij perëndimorë, theksoi Lavrov, shkruan A2.

Një “numër i madh i njësive naziste” si dhe mercenarë të huaj – të cilët në fakt mund të jenë “trupa të rregullta” – po marrin pjesë në këtë armiqësi, vuri në dukje ai.

Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka shtuar presionin ndaj Shteteve të Bashkuara për të lejuar që Kievi të godasë objektivat ushtarake thellë brenda territorit rus, përcjell A2.

Në fjalimin e tij me video, ai tha se pastrimi i qiellit të Ukrainës nga bombat ajrore ruse do të ishte “një hap i fortë për të detyruar Rusinë të kërkonte fundin e luftës dhe një paqe të drejtë”.

Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, ai tha: “Ne kemi nevojë për aftësitë për të mbrojtur vërtetë dhe plotësisht Ukrainën dhe ukrainasit”.

“Ne kemi nevojë për lejet për aftësitë me rreze të gjatë dhe predhat dhe raketat tuaja me rreze të gjatë.”

Pa dhënë detaje, ai tha se përfaqësuesit e tij kishin “siguruar të gjitha detajet e nevojshme” për partnerët e Ukrainës. Ndërkohë bëhet e ditur se një sulm me raketa ruse në rajonin verior të Ukrainës Sumy, vrau të paktën një person dhe plagosi katër të tjerë, thotë administrata e rajonit.

Sulmi, mësohet se ka goditur disa kamionë të përdorur për transportin e grurit dhe disa automjete janë dëmtuar.

Next Post
Ngjarja e rëndë: Pasi e masakroi, autori shkon me trupin e pajetë të gruas në polici

“Ejani se kam vrarë babanë”/ 17-vjeçari njofton vetë policinë: E gjeta me thikë në dorë. Kufomat e nënës dhe vëllait dergjeshin në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In