Rusia ka “rreth një të tretën e fuqisë së saj luftarake” në Ukrainë nga totali i grumbulluar për pushtim në kufijtë e Ukrainës tani, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane të premten.
“Kjo nuk do të thotë se ata nuk do të bëjnë më shumë,” tha zyrtari. “Unë thjesht po ju jap një fotografi të asaj që po shohim tani.”
Ndërsa një zyrtar i Pentagonit deklaroi se Rusia deri më tani nuk ka dominim ajror mbi Ukrainën. Sipas tij, Rusia nisi një sulm amfib në perëndim të Mariupolit, duke shtuar se deri më tani janë lëshuar më shumë se 200 raketa./m.j











