• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia nis ofensivën e madhe në Ukrainë, bombardohet edhe Kievi, mediat: Ka shumë viktima

by A R
16/12/2022 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka kryer bombardime masive në qytetet më të mëdha të Ukrainës mëngjesin e së premtes. Mediat ukrainase raportojnë se qytetet kryesore janë sulmuar me raketa, ndërsa shpërthime janë raportuar edhe në Kiev, Kharkiv dhe Kryvyi Rih, ku një pallat u shkatërrua dhe dyshohet për shumë persona të bllokuar nën rrënoja. Po ashtu, sulme janë kryer edhe në Vinnytsia, qytet gati në perëndim të Ukrainës, në Poltava, Odesa dhe Sumy në veri të vendit.

Një zyrtar i forcave ajrore të Ukrainës ka thënë se Rusia ka lëshuar më shumë se 60 raketa në Ukrainë vetëm mëngjesin e së premtes.

Deri tani, autoritetet kanë konfirmuar dy qytetarë të vdekur në Kryvyi Rih, që është vendlindja e Presidentit Zelensky. Ndërkohë, pothuajse i gjithë Kievi ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë.

Më herët, Ukraina bëri me dije se Rusia është duke planifikuar një ofensivë tokësore të gjerë në fillimin e vitit të ri, pavarësisht disfatave të fundit ushtarake. Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar se Kievi dhe aleatët e tij duhet të ruhen nga vetëkënaqësia dhe të përgatiten për këtë sulm të ri që mund të nisë nga Donbasi, por që qëllimi i tij mund të jetë sërish Kievi.

Por analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po zvogëlohet me shpejtësi. Sipas admiralit britanik Tony Radakin javët e ardhshme lufta do të përkeqësohet vetëm për Moskën, e cila po përballet me një mungesë kritike të municioneve.

Në deklaratën e fundit për mediat, Ministri ukrainas i Mbrojtjes. Oleksii Reznikov tha se provat po shtohen se Rusia po planifikon një ofensivë të re të gjerë.

Ai spekuloi se kjo mund të ndodhte në shkurt, kohë kur gjysma e 300,000 trupave të rekrutuar nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën në Ukrainë do të përfundojë stërvitjen.

/a.r

Next Post
‘Janë të ardhurat e familjes’/ U kap me 516 mijë euro në Portin e Durrësit, Elidon Çela lirohet nga burgu

'Janë të ardhurat e familjes'/ U kap me 516 mijë euro në Portin e Durrësit, Elidon Çela lirohet nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle dhe postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle dhe postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

January 13, 2026
Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

January 13, 2026
“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

January 13, 2026
Zbulohen anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

January 13, 2026
Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

January 13, 2026
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

January 13, 2026
“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In