Agjencia ruse e lajmeve, TASS ka njoftuar se Rusia është duke planifikuar disa misione për të krijuar një bazë të përhershme në Hënë në vitin 2030. SHBA ka mposhtur ish-Bashkimin Sovjetik për uljen e parë në Hënë para 50 viteve, ndërsa me sa duket Rusia përfundimisht e ka zënë hapin – duke provuar për të bërë diçka më të mirë. Kështu thuhet se planifikohet që të nisen gjashtë raketa A5të cilat kanë përfunduar testimin, ndërsa ato do të lëshohen në tri çifte në misione të ndryshme për të krijuar bazën e përhershme në sipërfaqen e Hënës, e i cili do të përfshijë: Një stacion të energjisë diellore, stacionin e telekomunikacionit, stacionin teknologjik, stacionin shkencor, stacionin e uljes dhe ngritjes si dhe orbitën satelitore.
Mirëpo në anën tjetër kritikët kanë filluar të mendojnë se cila mund të jetë kostoja e këtij projekti kur ekonomia ruse nuk është në një pozitë aq të mirë, transmeton Klan Kosova.