• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia lëshon breshëri raketash, shpërthimet tronditin Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës

by A R
29/12/2022 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia gjuajti më shumë se 100 raketa në Ukrainë të enjten në mëngjes, duke synuar kryeqytetin Kiev ku u plagosën tre persona, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Edhe në qytetin verilindor Kharkiv, si dhe qytete të tjera pati një bombardim ajror në shkallë të gjerë, thanë autoritetet.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se sulmet kishin përfshirë raketa me bazë në det dhe ajër të gjuajtura “nga drejtime të ndryshme” dhe pasuan një sulm gjatë natës nga dronët “kamikazë”.

Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se numri i raketave të lëshuara ishte më shumë se 120.

Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën.

Blitz-i i fundit erdhi pas refuzimit nga ana e Kremlinit të një plani paqeje ukrainas, duke këmbëngulur se Kievi duhet të pranojë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

“Dy shtëpi private në lagjen Darnytskyi u dëmtuan nga fragmentet e raketave të rrëzuara,” tha administrata ushtarake e qytetit të Kievit në Telegram.

Po ashtu një biznes dhe një kënd lojërash u dëmtuan dhe situata e viktimave “po sqarohet”.

Kryetari i bashkisë së Kiev, Vitali Klitschko, tha se 16 raketa u hodhën mbi kryeqytet.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov tha se zyrtarët po sqaronin se çfarë ishte goditur dhe nëse kishte viktima pasi raketat ruse shkaktuan një seri shpërthimesh.

Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, tha në Telegram se 90% e qytetit të tij në Ukrainën perëndimore ishte pa energji elektrike dhe se transporti publik me energji elektrike nuk funksionon.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt në atë që presidenti Vladimir Putin e quan një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e fqinjit të saj.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë i kanë denoncuar veprimet e Rusisë si një rrëmbim toke të stilit imperialist.

/a.r

Next Post
SPAK çon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka. ‘Mikeshë e Çapjave’ mori 400 mijë lekë ryshfet për ulje dënimi

SPAK çon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka. ‘Mikeshë e Çapjave’ mori 400 mijë lekë ryshfet për ulje dënimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In