• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia kërcënon të pushtojë kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë që e fut në luftë me NATO-n

by A R
17/07/2023 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lëvizje që ka të ngjarë të provokojë një Luftë të Tretë Botërore pritet të ndërmerret nga Rusia.

Sipas deklaratës së një deputeti të afërt me Vladimir Putin, Rusia mund të përdorë mercenarët e grupit Wagner për të pushtuar “linjën më të dobët” të NATO-s, që ndodhet në kufirin midis Poloninë dhe Lituaninë.

Deklarata u bë në televizionin shtetëror rus, me deputetin që kërcënoi se trupat e Wagner në Bjellorusi përveçse po trajnojnë ushtrinë e Lukashenkos, janë gati të godasin kalimin kyç të NATO-s brenda “disa orëve”.

Sipas Andrey Kartapolov ai që do të goditet është korridori Suwalki – ose Gap – një rrip toke prej 60 miljesh që shtrihet në kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë.

Kjo pjesë toke ka një rëndësi të madhe strategjike për NATO-n, BE-në – si dhe Rusinë.

Për Perëndimin, ajo është e vetmja lidhje tokësore me tre ish-republikat baltike sovjetike – Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë – të cilat shihen si të pambrojtura ndaj Putinit nëse tensionet aktuale përkeqësohen.

Për Rusinë, kontrolli i korridorit do të krijonte një lidhje tokësore midis enklavës balltike të Kaliningradit, bazës kryesore të Flotës Baltike të Putinit, dhe aleatit të Kremlinit, Bjellorusisë.

Gjeneral koloneli rezervist Andrey Kartapolov, tani një deputet i cili është kryetari besnik i komitetit të mbrojtjes së parlamentit rus, i tha televizionit shtetëror: “Është e qartë se Wagner shkoi në Bjellorusi për të trajnuar forcat e armatosura bjelloruse. Por kemi një vend si Korridori Suwalki. Nëse ndodh diçka, ne kemi shumë nevojë për këtë rrip toke. Një forcë goditëse me bazë forcat e Wagner në Bjellorusi është gati të marrë këtë korridor toke brenda disa orësh“.

Plani rus i rrëmbimit të tokës që u shpalos në televizionin shtetëror do të godiste territorin që është emërtuar “thembra e Akilit” e NATO-s dhe për shkak se mund të jetë pika e parë e kontaktit në një Luftë të Tretë Botërore, korridori përbën “vendin më të rrezikshëm në tokë”.

Një sulm rus qoftë edhe duke përdorur mercenarët e Wagner ka të ngjarë të aktivizojë menjëherë artikullin 5 të NATO-s, duke e futur Aleancën Euroatlantike në luftë me Rusinë.

Kërcënimet e Kartapolov vijnë në një kohë kur Polonia po riarmatoset me shpejtësi për shkak të kërcënimit nga Moska dhe Gjermania do të vendosë 4000 trupa të përhershme në Lituani ndërsa NATO forcon praninë e saj në shtetet baltike.

/a.r

Next Post
EMRAT / Rrajat i “hanë kokën” titullarëve të policisë në Krujë, transferohen 26 efektivë

EMRAT / Rrajat i “hanë kokën” titullarëve të policisë në Krujë, transferohen 26 efektivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In