• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia kërcënon Amerikën në Siri, avionët përballë dronëve 2 herë brenda 24 orëve

by A M
07/07/2023 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avionët luftarakë rusë fluturuan sërish të enjten në mënyrë të rrezikshme pranë disa dronëve amerikanë me mision në Siri, duke lëshuar mjete me sinjale piroteknike dhe duke detyruar operatorët e dronëve ‘MQ-9 Reapers’ të ndërmerrnin veprimeve për t’i shmanguar ato. Njoftimi u bë nga Forcat Ajrore Amerikane.

Kjo shënon herën e dytë në 24 orë që avionët luftarakë rusë vënë në rrezik dronët amerikanë.

“U bëjmë thirrje forcave ruse në Siri që të ndalojnë këtë sjellje të papërgjegjshme dhe t’u përmbahen standardeve të veprimeve të një force ajrore profesionale, që ne të ripërqendrohemi tek mposhtja e ISIS-it ” tha gjeneral-lejtnanti Alex Grynkewich, kreu i Komandës së Forcave Ajrore Qendrore amerikane në një deklaratë.

Koloneli Michael Andrews, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave Ajrore, tha se “kërcënimi rus, duke përfshirë fluturimet shumë afër, të avionëve rusë SU-34 dhe SU-35 dhe lëshimi i mjeteve me sinjale piroteknike mbi dronit MQ-9, zgjati pothuajse një orë”.

Komanda Qendrore e Forcave Ajrore Amerikane publikoi video të dy incidenteve të veçanta që ndodhën të mërkurën dhe të enjten. Në incidentin e parë, i cili ndodhi rreth orës 10:40 të mëngjesit sipas orës lokale të mërkurën në Sirinë veriperëndimore, avionët luftarakë rusë SU-35 iu afruan një nga dronëve Reaper dhe një nga pilotët rusë lëvizi avionin e tij përpara dronit dhe ndezi flakën e motorëve duke rritur shumë shpejtësinë dhe presionin e ajrit.

Një veprim i tillë mund të dëmtonte potencialisht pajisjet elektronike të dronëve Reaper.

Në incidentin e dytë, i cili ndodhi mbi Sirinë Veriperëndimore rreth orës 9:30 të mëngjesit të së enjtes sipas orës lokale, “avioni rus hodhi flakë para dronëve dhe fluturoi rrezikshëm pranë tij, duke rrezikuar sigurinë e të gjithë avionëve të përfshirë,” tha gjeneral-lejtnanti Alex Grynkewich.

Dronët nuk ishin të armatosur me armë dhe zakonisht përdoren për misione zbulimi.

Gjenerali i ushtrisë Erik Kurilla, kreu i Komandës Qendrore Amerikane, tha në një deklaratë se shkelja e përpjekjeve të vazhdueshme nga Rusia për të pastruar hapësirën ajrore mbi Siri “rrit rrezikun e përshkallëzimit ose llogaritjes së gabuar”.

Rreth 900 forca amerikane janë dislokuar në Siri për të punuar me Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët që luftojnë me militantët e Shtetit Islamik. Nuk janë dhënë hollësi të tjera rreth operacionit me dronë.

 

 

Next Post
545 milionë dollarë për të rritur prodhimin e municioneve, BE arrin marrëveshjen

545 milionë dollarë për të rritur prodhimin e municioneve, BE arrin marrëveshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In