• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rusia ka përfituar nga nxjerrja e dokumenteve të Assange”

by A R
01/09/2016 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta ‘New York Times’, shkruan se themeluesi dhe redaktori i WikiLeaks, Julian Assange shpesh i shmanget kritikave ndaj Rusisë, ndërkohë që sulmon me ashpërsi Shtetet e Bashkuara dhe vende dhe organizata të tjera perëndimore. Në një artikull të gjatë botuar në numrin e saj të së enjtes, gazeta analizon nxjerrjen e informacioneve nga ana e WikiLeaks dhe ndryshimet e qëndrimeve të zotit Assange, që megjithëse nuk provojnë se ai koordinon punën e WikiLeaks me Kremlinin, sipas ‘New York Times’, janë të favorshme për të. Ai ka kritikuar në intervista mungesën e transparencës nga Shtetet e Bashkuara, por jo qeverinë e Vladimir Putinit, që ka shtypur ashpër kundërshtarët, duke i burgosur dhe i vrarë ata, ndërsa konsolidon kontrollin mbi median dhe internetin. ‘Gazeta përmend faktin e nxjerrjes në korrik të rreth 20 mijë e­maileve të Komitetit Kombëtar Demokrat në Shtetet e Bashkuara, të cilat linin të kuptohej se partia kishte favorizuar Hillary Clinton ndaj rivalit të saj në zgjedhjet paraprake, Bernie Sanders. Zoti Assange e ka kritikuar hapur zonjën Clinton dhe ka thënë që do të nxjerrë informacione të tjera që mund të ndryshonin balancën në garën e saj me kandidatin republikan Donald Trump. Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se materiali pothuajse me 100 për qind siguri ishte vjedhur nga hakera rusë. Pyetja që ngre ‘New York Times’ është:

“A është kthyer WikiLeaks një makinë pastruese për materiale komprometuese të mbledhura nga spiunë rusë? Dhe më gjerësisht, cila është marrëdhënia mes zotit Assange dhe Kremlinit të zotit Putin?”Këto pyetje marrin edhe më shumë peshë nga vendi dukshëm që po zë Rusia në zgjedhjet amerikane, përfshirë opinionet pozitive të zotit Putin dhe zotit Trump për njëri­tjetrin. “Qoftë nga bindjet, interesi apo rastësia, shpesh Rusia ka përfituar nga nxjerrja e dokumenteve të WikiLeaks, si edhe nga shumë nga deklaratat e zotit Assange, në disavantazh të perëndimit”, shkruan ‘New York Times’.

Në një intervistë për ‘New York Times’, zoti Assange thotë se nuk ka prova që informacioni që ka nxjerrë WikiLeaks është marrë nga shërbime sekrete, megjithëse ka të kuptohej se do ta pranonte një material të tillë. Përkrahësit e tij thonë se zoti Assange punon vetëm për interesin e publikut por kritikët thonë se ai është larguar nga misioni fillestar. Ata që e njohin mirë dhe që mendojnë se ai ka ndryshuar në favor të Rusisë thonë se kjo ka të bëjë edhe me natyrën e tij tekanjoze dhe që manifestohet tek sulmet ndaj perëndimit që do ta ndjekë atë penalisht. Me veprimet e tij, zoti Assange ka zhgënjyer edhe të paktët gazetarë rusë që nuk janë censuruar, të cilat kanë shprehur pakënaqësinë ndaj tij, sidomos pas nxjerrjes së Dokumenteve të Panamasë në lidhje me Rusinë. Zoti Assange, sulmoi Projektin mbi Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, që nxori dokumente që implikonin një mik të zotit Putin, duke thënë se është mbështetur nga SOROS dhe USAID gjë që sipas tij, minonte integrimin e raportimit të saj. Ndërsa zoti Putin, u bazua në komentet e tij për të hedhur poshtë akuzat, gazetarët rusë shprehën zhgënjimin e tyre me qëndrimin e zotit Assange që vinte në dyshim përkushtimin e tyre./voa/

Next Post
Gjuriç, deputetëve kosovarë: Mos u fshihni pas Listës Serbe si qyqarë

Gjuriç, deputetëve kosovarë: Mos u fshihni pas Listës Serbe si qyqarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In