• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rusia: Ja provat që Turqia dhe vetë familja e Erdogan janë përfshirë në tregtinë e naftës me ISIS

by A R
02/12/2015 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lidershipi turk, përfshi këtu edhe Presidentin Erdogan dhe familjen e tij, janë të përfshirë në një tregti ilegale të naftës me Shtetin Islamik dhe për këtë kemi prova”. Kështu shprehet Ministria ruse e Mbrojtjes përmes Ministrit Anatoly Antonov.

Në një konferencë të posaçme për këtë çështje të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes ruse, u tha se 3 janë rrugët e tregtimit të naftës mes ISIS e Turqisë, për të cilat Rusia ka informacion.

“ Sot po prezantojmë vetëm disa nga fatet që konfirmojmë që një skuadër e tërë banditësh dhe elitash turke, së bashku, po vjedhin naftë nga Siria. Kjo naftë hyn në turiq në përmasa mjaft të mëdha përmes mijëra kamionesh që mbajtë bote nafte”- tha Ministri Antonov.

Po sipas Ministrit të Mbrojtjes ruse, Turqia është blerësi kryesor i naftës që trafikohet nga Iraku dhe Siria.

“Sipas të dhënave tona, lidershipi kryesor politik i turqisë, përfshi këtu vetë Presidentin Erdogan dhe familjen e tij, është i përfshirë në këtë biznes kriminal.”- theksoi Antonov.

Në këtë konferencë, u prezantuan disa pofot që vërtetojnë pretendimet e rusisë si dhe disa video.

Për rreth dy muajt e fundit, rusia ka sulmuar rreth 32 komplekse nafte në Siri, 11 rafineri dhe 23 stacione të nxjerrjes së naftës.

Sipas të dhënave të besueshme, Turqit kanë kryer të tilla aksione për një kohë shumë të gjatë dhe në një bazë të rregult ditore. Dhe, cfarë është më e rëndësishmja, ata nuk kanë ndërmend që të ndalojnë. Një gjë është e qartë, roli që Turqia po luan në këtë arenë është në shumë aspekte, destruktiv dhe po afekton sigurinë e Europës dhe të fshqinjëve të tyre”- kështu u shpreh për agjensinë RT ( Russia Today) Uzi Arad, ish kreu i kërkimeve në Mossad ( Shërbimi inteligjent Izraelit)

SITUATA U PËRSHKALLËZUA PAS RRËZIMIT NGA ANA E TURQISË TË AVIONIT RUS

Para pak ditësh ishte Presidenti Putin i cili akuzoi drejtpërdrejt Turqinë dhe Presidentin Erdogan, se arsyeja e rrëzimit të avionit rus, kishte të bënte me faktin se Rusia po sulmonte naftën e ISIS, që tregtohej në Turqi. Në një reagim pas këtyre akuzave, vetë Presidenti Erdogan tha se nëse Rusia vërteton pretendimet e saj, ai është gati të japë dorëheqjen. Kështu, këtë të mërkurë në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse u mbajt një konferencë vetëm për këtë cështje. Rusia pretendon se ka prova. Tanimë është rradha e Presidentit Erdogan për tu përgjigjur.

565eebf7c36188094e8b45b9

 

Next Post

Kobe Brayant një minierë ari, 762 mln $ të përfituara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In