Pekini ka hedhur poshtë zërat se Rusia i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës për pushtimin në Ukrainë.
Raportet e mediave të huaja deklaruan se gjatë natës Moska kishte kërkuar ndihmë në armë dhe financa nga Kina.
Më herët ambasada e Kinës në Uashington deklaroi se nuk mund t’i konfirmonte këto zëra duke theksuar se vendi i tij mbështet të gjitha përpjekjet për një zgjidhje paqësore të krizës.
Por një zëdhënës i ministrisë së Jashtme Kineze ka hedhur poshtë përfundimisht zërat duke i cilësuar ato dezinformata që vijnë nga SHBA.
Komentet u bënë gjatë një konference të ministrisë së jashtme në Pekin.











