• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia e Kina bllokojnë rezolutën e armëpushimit në Aleppo

by A R
06/12/2016 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia dhe Kina përdorën fuqinë e vetos në këshillin e sigurimit për të ndalur një draft-rezolutë që propozonte një armëpushim 7 ditor në qytetin e dërrmuar sirian të Alepos.

Rusia tha se dokumenti shkel rregullat e këshillit që i lejojnë vendeve 24 orë kohë për të konsideruar versionin final. Sipas SHBA, ky është thjesht një alibi e Moskës, e cila dëshiron të ruajë sukseset ushtarake të trupave qeveritare në Alepo.

Nga terreni raportohet se ushtria siriane ka zgjeruar kontrollin e saj në zonat lindore të Alepos ku operojnë rebelët. Analistët thonë se brenda një jave, ushtria ka marrë 70% të territorit rebel duke afruar ndjeshëm fitoren finale dhe një armëpushim do të ishte një pengesë e panevojshme.

Draft-rezoluta për armëpushimin u propozua nga Egjipit, Spanja dhe Zelanda e Re, por u ndal nga vetoja e Rusisë dhe Kinës. Edhe Venezuela votoi jo, ndërsa Angola abstenoi raporton tch. 11 anëtarët e tjerë votuan në favor të rezolutës. Qëllimi i rezolutës dhe armëpushimit që ajo propozonte ishte dërgimi i ndihmës në zonat e rrethuara rebele, ku mbi 100 000 njerëz kanë mbetur të bllokuar pa ushqime dhe pa asnjë spital në funksion.

Kjo është hera e 6 në pesë vjet që Rusia bllokon një rezolutë për Sirinë dhe sipas përfaqësuesve perëndimor në Këshillin e Sigurimit, Moska nuk do t’ja dije për kostot njerëzore të fitores ushtarake./a.m.

Next Post
FOTOT/ Kur lepurushja nga Tirana i nxjerr të gjitha…

FOTOT/ Kur lepurushja nga Tirana i nxjerr të gjitha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In