Rusia do t’i kërkojë OKB-së do t’i kërkohet që të vendosë që në manastiret serbe në Kosovë, të vendosen përfaqësues të Moskës që do të qëndrojnë për së paku 10 vjet, shkruan Sputnik.
Portali i Kremlinit, Sputnik thekson se zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksandar Lukasheviç ka lëshuar alarmin se Prishtina kërkon të bllokojë pasuritë e Kishës Ortodokse Serbe, ndaj duhet një masë e menjëhershme e komunitetit ndërkombëtar për ta mbrojtur. Lukasheviç deklaroi se “Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të përballet me një trajtim të keq.
Shqiptarët në Kosovë po përpiqen të imponojnë një pengesë ekonomike, që të bllokohen pasuritë dhe mjetet që ata sigurojnë të ardhurat ekonomike”, tha diplomati rus në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Lukasheviç ka marrë si shembull Manastirin e Deçanit.
“Pushteti lokal i Kosovës injoron disa vendime, duke përfshirë gjykimet gjyqësore, të cilat vërtetojnë të drejtën pronësore të Manastirit në territorin e rrethuar”, tha diplomati rus.
Lukasheviç ka propozuar krijimin e një trupe të policisë ndërkombëtare që të ofrojë mbrojtjen por edhe mbijetesën ekonomike të Manastirit që ndodhet në krahinën e Gjakovës. Diplomati i Moskës paralajmëroi se Rusia do të forcojë përpjekjet e veta në mënyrë që të kundërshtohet “nacionalizmi radikal në mesin e shqiptarëve në Kosovë”.
Pritet që ky propozim të bëhet pjesë e një kërkese në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe do të nxitet Beogradi që ta bëjë pjesë e negociatave me Prishtinën.