Rusia dhe Kina i kanë vënë veto një rezolute të Kombeve të Bashkuara për sanksione mbi Sirinë, për shkak të përdorimit të dyshuar të armëve kimike.Është hera e shtatë që Rusia i vë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur Qeverinë siriane.
Kina po ashtu u kanë vënë veto gjashtë rezolutave të tilla, prejse ka nisur lufta në Siri në vitin 2011.Siria është pajtuar të shkatërrojë armët e saj kimike në vitin 2013, në bazë të një marrëveshjeje të negociuar midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.Qeveria e Sirisë, më herët, ka mohuar se ka kryer sulme kimike.
Megjithatë, hetimet e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur se forcat e Qeverisë siriane kanë kryer tri sulme të tilla në vitin 2015, citohet Koha. (b.an)