• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rushaj: PD ka hartuar një listë fituese, do të maksimalizojmë çdo votë

by Ardit Rada
09/03/2021 18:04
????????????????????????????????????????????????????????

????????????????????????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Rushaj, kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës ka shpjeguar strategjinë e PD për zgjedhjet e 25 Prillit. Në një lidhje direkte gjatë edicionit të lajmeve në Tv Klan, Rushaj është shprehur se PD ka hartuar një listë fituese për zgjedhjet e 25 Prillit dhe sipas tij është ndërthurur përvoja politike, profesionalizmi dhe të rinjtë.

Lidhur me listën e PS, Rushaj u shpreh se nuk do të merret me kundërshtarin por shtoi se lista e tyre do të maksimalizojë çdo votë.

Shumë politike lista e Tiranës, çfarë strategjie keni ndjekur?

Lista për Tiranës është një ndërthurje e eksperiencës politike dhe eksperiencës profesionale, ku bie veçanërisht në sy kjo e fundit. Është në ndërthurje e të rinjve, e njerëzve me integritet, strategjia jonë ka qenë për të nxjerr një listë fituese, për të gjithë qytetarët. Për ata që janë ndjerë të dhunuar, që të shohin veten e tyre. Një listë që t’u flasë njerëzve dhe të krijojë besimin se profesionalizmi do të ekzistojë.

Zoti Rushaj, kundërshtarët tuaj, i referohem këtu partisë socialiste i kanë lënë figurat kryesore në kufijtë e listës së sigurt, ndërsa ju i keni vendosur në krye të saj përse? Mendoni se kjo strategji dso të prodhojë më shumë vota?

Ne jemi të vërtetë në atë çfarë bëjmë, kemi paraqitur një listë që të gjithë do të maten në bazë të performancës së tyre dhe të tregojnë ndërthurjen e vlerave, integritetit dhe vërtetësisë. Për sa i përket çështjes së kundërshtarit tonë, nuk duam të merrem me kundërshtarin. Kemi vënë re që vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë, duan të rregullojë fasadën, të bëjnë makijazh, por pas 8 vitesh dështimesh kjo besoj se nuk të jetë e pranueshme nga qytetarët e Tiranës.

Në raport me listën e Partisë Socialiste, cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të listës suaj?

Ajo që bie në sy tek lista jonë është ndërthurja mes vlerave, një përfaqësim dinjitoz i qytetarëve. Ne kemi paraqitur një listë ku përvoja politike, përvoja qytetare, rinia gjejnë veten e tyre. Ne kemi paraqitur një listë ku çfarë themi do të respektohet. Asnjë nga kandidatët e listës nuk është propozuar nga krimi i organizuar, kjo është mbi të gjitha sinjali që duhet të japim, natyrisht ndërthurur me profesionalizmin. Për sa i përket listës së kundërshtarit nuk dua të merrem shumë, pasi kam parë ë Kryeministri dhe të gjithë afër tij janë marrë shumë me listën tonë, shumë më tepër me listën tonë se të tyren. Sikur kanë merak që lista jonë nuk është në nivelin e fitores, ne do merremi me listën tonë. Me këtë liste ne mendojmë se do të maksimalizojmë votat dhe do të mbledhim çdo votë të qytetarëve që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar.

Zoti Rushaj çfarë rezultati parashikoni të merrni në Tiranë, Kamëz dhe Kavajë?

Unë do u them diçka më ndesh të takoj shume shumë njerëz këto ditë dhe në një familje mora një përgjigje suprizuese. Zonja që po fliste më tha që nuk ka nevojë për ndryshim, por ka nevojë për përmbysje. Përmbysje që do të sjellë ndryshimin./a.p

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 636 të vaksinuar, 629 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid

Shqipëria në 24 orët e fundit: 636 të vaksinuar, 629 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In