• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët, sulm informatik nga Shqipëria e Maqedonia kundër SHBA-ve

by Java News
23/03/2017 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qershorin e vitit të kaluar, “Huffington Post” raportoi se një sërë faqesh Facebook-u nga mbështetës të Bernie Sanders po kontrolloheshin prej hakerave të huaj me qëllimin që të “trazonin dhe përçanin të majtët” përmes lajmeve të rreme. Gazetarja politike e MSNBC, Rachel Maddow iu rikthye kësaj teme duke i përmendur faqet në fjalë si shembull ilustrues të “luftës së informacionit” që po zhvillohet sipas saj kundër Shteteve të Bashkuara nga disa vende të tjera.

Maddow përmendi ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale të Amerikës nëpërmjet disa faqeve online të krijuara sipas saj në Shqipëri dhe Maqedoni. Gazetarja thotë se faqe të ndryshme në rrjetet sociale në emër të kandidatit demokrat Bernie Sanders, të menaxhuara nga Shqipëria, kanë tentuar të armiqësojnë votuesit e Sanders me ata të rivales së tij në betejën për nominim, e kjo i ka kushtuar vota Clintonit në zgjedhjet e nëntorit.

Sipas Maddow, faqe të tilla nuk janë drejtuar thjesht nga disa të rinj për të fituar klikime me “fake news”, por janë taktika të luftës kibernetike ruse ndaj Amerikës. Sipas gazetares – shkurtin e 2016-s, Andrey Krutskikh, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin për luftën kibernetike, deklaroi në Forumin e Sigurisë Informatike në Moskë se shërbimet ushtarake dhe inteligjente ruse kishin zhvilluar të ashtuquajturën “bombë atomike” të informacionit kundër Amerikës.

Një nga taktikat e kësaj beteje ishte krijimi i faqeve robotike për të armiqësuar votuesit demokratë me njëri-tjetrin. Shënjestra kryesore ishin simpatizantët e Sanders, fushata e të cilit u përball me një tsunam faqesh të tilla në Facebook dhe Twitter, që shpërndanin lajme të rreme për Clintonin. Kur administratori i faqes “Bernie Sanders San Diego”, John Mattes, nisi t’i gjurmonte faqet automatike zbuloi se ishin të regjistruara në Shqipëri dhe Maqedoni.
Teknologjia robotike, siç shpjegoi Maddow, gjurmon postimet e rrjeteve sociale me fjale kyçe si “Hillary Clinton” dhe shpërndan lajme të rreme të përgatitura më parë nga personat që i menaxhojnë ato.

ma.me

Next Post
Donald Lu: Shqipëria përparim të madh për të drejtat e personave me aftësi ndryshe

Donald Lu: Shqipëria përparim të madh për të drejtat e personave me aftësi ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In