Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 4-0 duke shuar mundësinë për të shpresuar tek një kualifikim i mundshëm në ndeshjen e kthimit.
Vendasit arritën që ta sigurojnë fitoren që në pjesën e parë ku arritën që të shënonin tre gola me anë të Joaozinho, Smolov dhe Jedrzejczyk.
Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë me rusët që arritën ta dominon tërësisht ndeshjen duke shënuar dhe golin e katër me anë të Ari.
Një fitore që i hedh poshtë mundësitë e Partizanit për të përmbysur rezultatin duke bërë një paraqitje zhgnjyese.