Disa qindra rusë në Sheshin e Kuq në Moskë u mblodhën për të përkujtuar ditëlindjen e 136-të të ish-liderit të Bashkimit Sovjetik, Josif Visarionoviç Stalin. Ceremonia u organizua para mauzoleut të Leninit, në Sheshin e Kuq, afër mureve të Kremlinit.
Qytetarët mbanin fotografinë e Stalinit dhe vendosën lule në varrin e tij. Stalini ishte marksist revolucionar gjeorgjian dhe më vonë udhëheqës i përhershëm i BSSR-së (1928 – 1953).
Ka lindur më 18 dhjetor të vitit 1879 në Gorikao. Stalini si diktator i Bashkimit Sovjetik sundoi plot 25 vite, ndërsa konsiderohet përgjegjës për vdekjen e rreth 20 milionë njerëzve.