Një takim është planifikuar ndërmjet ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Sekretarit Amerikan të shtetit, Rex Tillerson.
Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse gjatë ditës së sotme, e cila tha se janë duke punuar që ky takim të zhvillohet. Kjo do të jetë hera e parë që Lavrov takohet me sekretarin amerikan, pas zgjedhjes së Donald Trumpit si president i Amerikës. Një takim ishte paralajmëruar se do të ndodhë shpejt edhe mes dy presidentëve të shteteve, pra Vladimir Putinit dhe Donald Trump.