• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusët e prodhuar për nevoja kosovare

by Enver Robelli
06/12/2020 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LDK-së nuk ka pse të nevrikoset në media sociale mbi raportin e prezantuar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian. Mund t’i shkruajë eurodeputetit gjerman David McAllister dhe t’ia dokumentojë akuzat e tij. Raporti ka disa mangësi serioze, por nuk është shkruar nga “njerëz të Rusisë” apo “dashamirës të VV-së”. Është shkruar nga disa ekspertë që punën e tyre pjesërisht nuk e kanë kryer mirë. Kaq.

Nga Enver Robelli 

Kryetari i LDK-së në vend se të humbë kohë duke hedhur petarda për përdorim lokal, mund të bëjë diçka serioze: t’i shkruajë deputetit të CDU-së gjermane David McAllister mbi raportin e fundit mbi mediat në Ballkan dhe deformimet eventuale. David McAllister e drejton Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian. Ky komision e ka porositur raportin. Kryetari i LDK-së nëse ka fakte, atëherë le t’ia dokumentojë David McAllister-it “rolin rus” në këtë raport, le t’ia dokumentojë se raportin në fakt e kanë shkruar “miqtë e Vetëvendosjes”, le t’ia dokumentojë që në të vërtetë Vetëvendosje paskësh aq shumë fuqi, saqë paskësh arritur të manipulojë e fusë nën kontroll edhe institucionet europiane. Nëse arrin t’i dëshmojë të gjitha këto, shefi i LDK-së do të jetë një supermen medial dhe do t’i zbulojë opinionit diçka të s’dihej deri më tani.

Në mënyrën siç është shkruar raporti ka disa mangësi serioze. Jo pse në rajon (përfshirë edhe Kosovën) nuk ka lajme të rrejshme (ka me thes), por për shkak se raporti dështon që këtë ta ilustrojë me shembuj konkretë. Disa nga shembujt e përmendur janë vetëm raste të përdredhjes, devijimit apo deformimit të lajmit nga ana e “spin-doktorëve” të një pjese të mediave (edhe ky mëkat i madh profesional). Skandaloz është “shembulli” ku thuhet se nga kampi i Albin Kurtit janë plasuar “lajme” se Vjosa Osmani është agjente ruse. Këtu autorët e raportit e deformojnë dhe citojnë gabimisht një artikull të gazetares Arta Berisha, e njohur për punën e saj shumë të kujdesshme dhe profesionale. Banalitete si “TV Besa” – medium publik dhe Aleksandër Frangaj – pronar i “Klan Kosovës” dëshmojnë se autorët nuk iu kanë qasur fort seriozisht punës së tyre. Duket se kanë punuar shkel e shko. Për këtë duhet të kritikohen. Por jo me teori komploti se në raport paskësh gisht VV. Nga shkencëtarë të një institucioni prestigjioz arsimor siç është King’s College London vërtet duhet pritur pak më shumë se sa një përmbledhje sipërfaqësore të situatës mediale në Ballkan.

Por janë të kota përpjekjet e kryetarit të LDK-së për t’i etiketuar autorët e raportit si “rusë” apo “njerëz të Kremlinit e Putinit” apo pjesë të një konspiracioni botëror. Një ekspert britanik bëhet rus (nga ana e gjeniut kosovar të kibernetikës shtetmbrojtëse), sepse ka jetuar e hulumtuar disa vjet në Moskë. Me këtë logjikë mund të etiketohen krejt gazetarët perëndimorë që në vitet 90-të mbi Kosovën raportonin nga Beogradi. Një ekspert tjetër për shkak të mbiemrit Aslomow shpallet rus. E çka nëse ky person është hebre nga Rusia që ka emigruar në Izrael? Së paku një pjesë të shkollimit universitar Aslomow e ka kryer në Universitetin Hebraik në Jerusalem. Pastaj bëhet dramë e madhe se pjesë e ekipit paskësh qenë edhe një maqedonas. Në vend të numërimit të rruazave të gjakut, punë më e mençur do të ishte kundërshtimi me fakte i raportit. Këtë do të duhej ta bënte shefi i LDK-së. Kjo kërkon më shumë punë. Dhe kohë. Sigurisht më shumë se 5 minuta për të shkruar një status në Facebook me gabime të hatashme drejtshkrimore, të turpshme për një profesor universiteti, kryetar partie, anëtar akademie. Prirja për të parë konspiracionin e madh sapo të shihet një emër që tingëllon sllavisht, është absurde. Me këtë mendësi LDK do të duhej të kthente prapa çmimin Saharov për Ibrahim Rugovën, sepse Saharovi ka qenë rus. Përmendja e Hitlerit dhe fashizmit lidhur me këtë raport tregon se kryetarit të LDK-së, fatkeqësisht, i ka humbur pak busulla.

Propagandë ruse në Ballkan bën “Sputniku”, televizioni RT (i kontrolluar nga Kremlini), filozofi pansllavist Aleksander Dugin, i cili ngarend nëpër rajon në shërbim të Vladimir Putinit. Por a mund të aludohet se edhe David McAllisteri dhe komisioni që ai drejton në Parlamentin Europian janë pjesë e propagandës ruse? Këtë mbetet ta dëshmojë kryetari i LDK-së, i cili shpesh rrah gjoks që partia e tij LDK është pjesë e partive konservatore europiane (EPP). Aty është anëtare udhëheqëse edhe CDU e Angela Merkelit. Por në EPP është anëtare e asociuar edhe Srpska napredna stranka (SNS) e Aleksandar Vuçiqit. Para zgjedhjeve të fundit në Serbi, kryetari i EPP (European People’s Party), polaku Donald Tusk, e ka përkrahur publikisht partinë e Aleksandër Vuçiqit. Nga kjo do të mund të ndërtonim një konsipracion të madh: familja politike europiane ku bën pjesë edhe LDK e mbështet partinë më proruse në Europë, SNS-në e Vuçiqit. Por një akuzë e tillë do të ishte e padrejtë ndaj LDK-së. EPP mbështet ato parti që i konsideron konservatore. Shpesh disa nga këto parti konservatore janë e kundërta e konservatorizmit liberal europian (Fideszi hungarez i Viktor Orbanit, SNS e Vuçiqit, partia e Janez Janshës në Slloveni). Megjithatë, EPP përkundër presionit të opinionit medial në Gjermani nuk ka pranuar deri më sot të përjashtojë nga radhët e veta Fideszin.

Sa i përket Kosovës: mënyra e rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit (pa përjashtuar këtu gabimet e tij dhe gjuhën fluturuese) ka qenë një shembull që ka ngjallur shqetësime sidomos në Gjermani dhe Francë. Këto dy shtete, përmes ambasadorëve të tyre në Prishtinë, iu patën drejtuar LDK-së me një demarsh – një praktikë mjaft e ashpër diplomatike. Aty thuhej: “Qëndroni në anën e popullit të Kosovës në këtë krizë. Ftoni LDK-në të rishqyrtojë votën e mosbesimit dhe të mbajnë një qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”. Athua edhe këtu pati dorë Rusia?

Kosova në pranverë të këtij viti u gjend në një situatë të vështirë: në njërën anë Richard Grenelli me ambicien e tij për t’ia prezantuar shefit të tij një “marrëveshje” mes Kosovës e Serbisë për nevoja elektorale, në anën tjetër shtetet kryesore të Bashkimit Europian që angazhoheshin për qëndrimin në pushtet të qeverisë së Kurtit, sepse shpresonin se e lufton korrupsionin. Për herë të parë në historinë bashkëkohore të Kosovës u zhvillua një betejë për primat mes partnerëve transatlantikë. Kjo ishte e pazakonshme, një situatë e re, e cila doemos do të hutonte klasën politike kosovare. Kjo klasë politike ishte e përçarë dhe e ndarë sipas interesave të ndryshme. Presidenti ishte i frikësuar se mund të akuzohej nga Gjykata Speciale dhe shpresonte se roli i tij për arritjen e “marrëveshjes historike” në Washington mund ta shpëtojë nga problemet me drejtësinë, LDK ishte e frikësuar (dhe më shumë në shërbim të presidentit), por po ashtu e interesuar që të mos ndodhë çarja e madhe me qeverinë amerikane, i treti në lojë ishte kryeministri Albin Kurti, i cili me të drejtë ishte kritik ndaj rolit skandaloz të Richard Grenellit, por si i papërvojë në pushtet më shumë besonte në apokalips (“thika në Shtëpinë e Bardhë”) se sa në gjetjen e një rruge për të dalë nga situata e vështirë përballë presionit dhe cinizmit të Grenellit. Ndonëse rrugëdalja me gjasë nuk ka qenë e mundur fare. Kurti duhej të binte nga pushteti, sepse Grenell mendonte se me të s’mund të arrihej “marrëveshje” me Serbinë. Duheshin statistë për t’ia bërë një shërbim elektoral Donald Trumpit. Shërbimi u krye. Dhe Trumpi prapë i humbi zgjedhjet. Bota demokratike mori frymë thellë nga lehtësia. Historia do të tregojë se kush pati më shumë të drejtë, kush ishte fajtor e kush përgjegjës dhe kush i përleu duart më së shumti në intrigat pranverore të politikës kosovare. Siç ka thënë Susan Rise, ambasadore e dikurshme e SHBA-ve në OKB dhe këshilltare për siguri nacionale e Barack Obamës: “Rick Grenelli është njëri prej njerëzve më të ndyrë, më të pandershëm që kam takuar”. Secili i interesuar (edhe në Kosovë) mund t’i nxjerrë përfundimet e veta pas kësaj deklarate.

Next Post
Të larguarit nga Drejtësia veshin ‘tunikën’ e avokatit / Në vend janë dhënë 11,100 licenca

Të larguarit nga Drejtësia veshin 'tunikën' e avokatit / Në vend janë dhënë 11,100 licenca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com