• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusët dhurojnë spektakël në skenë dhe në fushë, mposhtin Arabinë 5-0

by A R
14/06/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas spektaklit në ceremoninë hapëse të Botërorit, ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 5-0. Në shtëpinë e tyre, rusët kanë arritur të ‘shpartallojnë’ Arabinë Saudite me rezultatin 5-0.

***

Rusia ka shënuar edhe golin e pestë kundër Arabisë Saudite në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”, sfida hapëse e Kupës së Botës 2018.

Golin e parë në Botërorin e Rusisë e realizoi, Yuri Gazinskiy, në minutën e 12-të, teksa për 2-0 realizoi ish anësori i Real Madridit, Denis Cheryshev, që hyri në lojë në minutën e 24’, në vend të lënduarit, Alan Dzagoev.

Ndërkohë, golin e tretë për rusët e shënoi Artem Dzyuba në minutën 71, ndërsa në minutën e 90, Cheryshev shënoi sërish. Ndërsa fitorja u vulos nga Golovin në fund të përballjes.

***

Ndoshta shumica e italianëve shpresonin se ky moment nuk do të kishte ardhur kurrë, por sigurisht kjo nuk ndalet dot.

Sot, më 14 qershor, Kupa e Botës, e 21-ta në radhë, fillon në Rusi, pikërisht pa praninë e ekipit kombëtar të Italisë, me të cilën janë tifozë pjesa dërrmuese e shqiptarëve, për arsye e faktorë të shumtë. Një goditje për të gjithë vendin përtej Adriatikut, kryesisht për tifozët e futbollit, por do të duhet që axurrët të shërohen shpejt.

Apeli i këtij Botërori fillon sot, me ceremoninë hapëse dhe pastaj sfidën midis Rusisë dhe Arabisë Saudite, në orën 17:00. Por, prozhektorët padyshim janë fokusuar te favoritët e mëdhenj për fitoren përfundimtare dhe në përgjithësi për lojtarët më të famshëm, që pritet të “sfilojnë” në skenën ruse.

Eshtë pothuajse e pamundur për të bërë një rrjet të saktë dhe të caktuar, referuar parashikimeve, por pozita e parë duket e paprekshme: Brazili ka gjithçka për të fituar, teksa ka treguar në këto dy vite që të jetë ekipi më i fortë, më kompakt dhe me më shumë talent. Natyrisht, pika e referimit të kombëtares së drejtuar nga Tite pritet të jetë Neymar, ylli 222 milionë eurosh, që është rikuperuar “in extremis” nga një lëndim në kyçin e këmbës, që e mbajti atë larg fushave gjatë pjesës së dytë të sezonit me PSG.

Një hap më poshtë janë me siguri mbajtësit e trofeut, Gjermania, që katër vjet më parë mundi Argjentinën në finale, në Botërorin e Brazilit. Por, kombëtarja e drejtuar nga Joachim Löw duket se nuk është në 100%. Sidoqoftë, të gjithë e dinë: vështirë se gjermanët gabojnë në një Kupë Bote dhe në përgjithësi një garë kaq të rëndësishme.

Duke ardhur përsëri, pak a shumë në të njëjtin nivel, ekipe si Spanja (e cila, megjithatë, ka pësuar goditjen e orëve të fundit me shkarkimin e trajnerit Lopetegui dhe ardhjen e Hierro); Argjentina e yllit ndoshta më të pritur në botë, Leo Messi; Franca e talenteve Mbappé, Pogba dhe Griezmann; Portugalia, që është kampione e Europës dhe ka brenda një “bishë” si Cristiano Ronaldo; Anglia arrin me një modul të ri dhe një “komision” të ri teknik, shkruan Telesport.

Gradualisht, të gjitha ekipet e tjera kombëtare, një total prej 32 të tilla, janë të gatshëm për të dhënë gjithçka në fushë dhe për t’i dhënë një gëzim popullit të tyre. Surprizat e mundshme? Me siguri, Kroacia e talentuar, por edhe Belgjika, Uruguaji, Rusia, Islanda dhe Polonia. Me pak fjalë, do të ketë kënaqësi (nëse nuk mendoni për Italinë).

Një fakt shumë domethënës: do të jetë Botërori i parë i kontrolluar nga VAR. Pra, gjykimi shkon përtej vendimmarrjes në fraksion sekonde të “bluzave të zeza”, çka të bën të mendosh se do të ketë fare pak gabime në këtë drejtim.

Teknologjia në fushë me siguri do të ndryshojë shumë dhe, siç ndodhi këtë vit në Itali, po ashtu, VAR-i do t’i ndajë tifozët dhe opinionin publik në gjykime. Sidoqoftë, teknologjia do t’u japë një dorë të madh arbitrave, të cilët tani do të jenë në gjendje të përballojnë “luksin” për të mos vënë re një “Dorë Zoti”… /b.d

Next Post
“Humba 8 persona nga fisi”, historia e Albi Nakos përlot shqiptarët

VIDEO/ Arrestohet Albi Nako? Shoqërohet nga forcat speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In