• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rusët depërtuan në strukturat shqiptare? Prapaskenat e largimit të Visho Likës nga SHISH

by A R
01/11/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ikjes së Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH, nisin të rrjedhin disa pika nga moria e prapaskenave të shumta që përbëjnë “kupën e mbushur”, e që e bindën kreun e shërbimit të ikë në mënyrë të “beftë”.

Siç mësohet, Visho Ajazi për largimin e tij është konsultuar gjatë me partnerët e rëndësishëm perëndimorë të NATO-s, por edhe me kryeministrin Edi Rama, i cili përveçse informacionet e SHISH-it, siguron në mënyrë permanente për shkak të detyrës, si një nga kryeministrat e vendeve anëtare, edhe raportet e shërbimit sekret të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Prej dy vitesh territori shqiptar është bërë skenë e vërtetë përplasjesh, si dhe Maqedonia e Mali i Zi, ndërmjet shërbimeve sekrete perëndimore dhe spiunazhit rus, i cili nga “qendra humanitare” e Nishit përgatit e nis operacionet ndaj vendeve të rajonit.

Por kulmi i kësaj përplasjeje, apo pjesa më delikate e saj, ka qenë pikërisht koha e përpjekjes për të rrëzuar Milo Gjukanoviçin në Mal të Zi. Nga Shqipëria, pikërisht zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe u transportuan një sasi armësh për t’u përdorur nga puçistët në Podgoricë. Armët nuk u sollën në Shqipëri nga ndonjë vend i huaj, por u morën në zonën e Shkodrës, bashkë me municione dhe mjete eksplozive.

Kërkesa për një sasi të madhe eksplozivësh tek trafikantët kishte bërë kurioz strukturat policore, të cilat raportojnë “lart”, dhe më pas në mënyrën më sekrete, pa fare zhurmë, strukturat e shërbimeve partnere depërtuan pikërisht në grupin që do të çonte armët në Mal të Zi.  Dhe ata, “si cjapi te kasapi” përfunduan tek policia malazeze ku u kapën, bashkëpunuan dhe i treguan të tëra.

Këtu strukturat e shërbimit sekret shqiptar kanë hyrë mjaft vonë (koha në spiunazh në raste të tilla matet me të mijtat e sekondës). Ky rast krijoi paksa dyshime që e vuri në një “vetting” SHISH-in, sidomos strukturat e kundërspiunazhit. Dolën të pastër, por u arrit të zbulohet se rusët kanë depërtuar thellë në Shqipëri, në strukturat e vjetra të KGB-së dhe trashëgimtarët e tyre, por edhe në struktura të reja. Këto lidhje ishin brenda administratës, madje edhe në qarqe shumë, shumë delikate.

Alarmi ka mbërritur që në fillim të 2016-s, dhe së fundi pritet një fshesë e madhe në të gjithë strukturat e larta të dikastereve dhe agjencive të rëndësishme. Ka dyshime që rusët kanë depërtuar edhe në ato agjenci që merren me probleme shumë shumë afër Sigurisë Kombëtare. Të gjitha këto, janë pjesë e veprimtarisë së Shërbimit Sekret Shqiptar.

Dhe pikërisht për të gjitha këto, Drejtori i CIA-s, John Brennan, vizitoi Shqipërinë, ku foli jo vetëm me homologun e tij, Kreun e SHISH-it, Visho Ajazi Lika, por më shumë me Kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka trajtuar realisht si homolog. Brennan, në dhjetorin e vitit 2016, u takua edhe me Nishanin dhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ka qenë kjo vizitë kyçi i një kthese të madhe në kundëofensivën ndaj sulmit rus.

Ishte koha që sapo ishtë rrëzuar grushti i shtetit në Podgoricë, ndërsa zgjedhjet në Maqedoni ishin pranë dhe po përgatitej një ndërhyrje e radhës e shërbimit rus për të mbajtur në pushtet Nikolla Gruevskin. Por plani i diskutuar me Edi Ramën në Tiranë ishte që Tirana t’i kthente shqiptarët e Maqedonisë në një faktor të rëndësishëm për të ndaluar ofensivën ruse.

Situata politike nuk ishte e favorshme, pasi Donald Tump kishte fituar zgjedhjet dhe në politikën ndërkombëtare kishte një paqartësi se mos do të ndryshonte qasja ndaj Moskës. Dhe, kreu i CIA-s solli në Tiranë në atë kohë jo vetëm qëndrimin e institucionit të tij dhe të Kongresit nga ku varet shërbimi sekret i SHBA, por edhe sigurinë e njerëzve të Presidentit të ri që politika amerikane në Ballkan nuk do të ndryshojë.

Ndërkohë, paralelisht në Uashington, ambasadorja shqiptare kishte takuar Christe Crhiste-n, kreun e ekipit tranzitor të Presidentit Trump, i cili siguroi që politika e SHBA në Ballkan do të ishte e njëjta. Por gjithsesi plani rus u zbatua, siç e dimë të gjithë me vonesën e gjatë për të mosdekretuar Zoran Zaevin si kryeministër dhe më pas me natën e tmerrit të 27 prillit ku u tentua vrasja e tij dhe e Zijadin Selës.

Por, siç mësohet gjithçka merrej vesh përpara nga shërbimet perëndimore. Ka pasur në të gjithë këto operacione një trekëndësh të fuqishëm: CIA amerikane, MI6-a britanike dhe BND-ja gjermane që kanë qenë “ekselentë” në terren.

Cili ka qenë roli i SHISH-it në të gjithë këtë luftë? A ka raportuar Visho Ajazi tek partnerët apo Kryeministri? A ka pasur rrjedhje dhe depërtime?

Pas vizitës së shefit të CIA-s në Tiranë është kryer një verifikim i thellë, por rezultatet mbeten enigmatike. Megjithatë, një fakt dihet. Në qendër të Tiranës u ngrit një qendër përgjimi për llogari të rusëve, që në mënyrë perfekte u monitorua nga shërbimi sekret shqiptar pa u pikasur nga protagonistët e këtij operacioni.

Mësohet se në këtë “cover operation”, kundërzbulimi shqiptar mori notën 10.

Po kush u përgjua dhe kujt iu dhanë informacionet? Një gjë dihet: financimi erdhi nga një organizatë që vinte nga një vend i Lindjes së Mesme dhe që kishte interesa të rëndësishme kombëtare në Shqipëri që prej dy vjetësh. Por që informacionin nuk e mbante vetëm për vete…/tesheshi.com/

Next Post
Meta pret ambasadorin turk: Bashkëpunim kundër terrorizmit

Meta pret ambasadorin turk: Bashkëpunim kundër terrorizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In