• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Run4autism, Veliaj: Kryeqyteti solidar me fëmijët autikë

by A R
02/04/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra qytetarë nisën sot vrapimin për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar, të prekur nga forma të ndryshme të autizmit.

Në aktivitetin me moton “Run4autism” qytetarët kanë nisur vrapimin në sheshin “Nënë Tereza”, për të vazhduar më pas drejt Sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Zogu I”, duke përfunduar te ish-Stacioni i Trenit, e më pas do të rikthen sërish për të përfunduar te Parku i Liqenit Artificial.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua kësaj nisme, tha se “Sot Tirana është përfshirë nga një valë solidariteti. Çdo qytetar që ka vrapuar duke blerë një bluzë ka dhuruar një shumë modeste. Kjo shumë shpërndahet për mësuesit dhe eduktorët, trajnerët, terapistët, duke qenë se autizimi ka zgjidhje, por kërkon shumë përpjekje terapeutike. Nëse në një klasë ne kemi një mësues me 40 nxënës, nëse në një kopësht ne kemi një edukatore me 10 -15 fëmijë, ajo që është ideale për fëmijët autikë është që të kemi një terapist për 1-3 fëmijë”.

“Besoj se disa milionë lekë janë mbledhur sot, por kjo nuk është një betejë ku luftohet e fitohet në një ditë. Ne si bashki do të vazhdojmë të ndihmojmë, kemi alokuar disa fonde për disa shoqata që merren direkt me terapinë për fëmijët autikë. Por, do t’u kërkojmë të gjithë qytetarëve, atyre që kanë mundësi, banka, kompani celulare, që nxjerrin fitime, një pjesë të tyre t’i kanalizojnë në kauza, ku shteti sado të bëjë nuk bën dot kurrë sa totali i solidariteti që ofron shoqëria”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “më vjen mirë që sot Tirana provoi që është qyteti më i madh në Shqipëri, por edhe më solidari. Ky është fillimi i një rruge të gjatë për vullnetarët, ku prindërit nuk lihen vetëm, por ka një solidaritet njerëzor që këtë vit është i madh se vitet e tjera”.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se gjatë paradites së sotme ka kufizim të lëvizjes së automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe “Zogu I”, për shkak të organizimit të aktivitetit nga nisma “Run4autism”.

Sot është Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizimin, shenjat e së cilës shfaqen tek fëmijet pas moshës 1-2 vjeç. I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.

Mjekët pohojnë se autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh. Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën 16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e tij.

Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen pas një sendi apo objekti, etj. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike.
Mjekësia ende nuk ka mundur të qartësojë shkaqet e autizmit, ndërsa përpjekjet e shkencëtarëve vazhdojnë të jenë të mëdha. Edhe pse rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në familje, observimi i një përqindjeje të konkordancës së rritur te binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi.

Next Post

VIDEO / Shqiptarët janë bërë kreativë, propozim edhe në aeroportin e Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In