Rumania mund ta njohë pavarësinë e Kosovës. Është vetë Kryeministri Viktor Ponta, i cili ka deklaruar pas samitit për krerët e shteteve të Europës Juglindore, se duhet të bëhet njohja e Kosovës.
Sipas Pontas, në vitin 2008 Rumania vendosi të mos e njohë Kosovën, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe disa vendime të reja duhen marrë.
Kryeministri rumun ka nënvizuar si arsye kryesore dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Rumania është një ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur Shtetin e Kosovës.









