Presidenti rumun, Klaus Iohannis emëroi ministrin e Ekonomisë në ikje, Mihai Tudose si kryeministrin e ri, me propozim të Partisë Socialdemokrate në pushtete që kishte shkarkuar shefin e saj të qeverisë.
Mihai Tudose, një jurist 50-vjeçar, ka dhjetë ditë në dispozicion për të marrë një votë besimi nga Parlamenti mbi ekipin e tij dhe programin.
Ai do të pasojë Sorin Grindeanu, që u rrëzua javën e kaluar nga PSD-ja, më pakë se gjashtë muaj pasi morri funksionet.
Sipas deklaratës zyrtare ky vendim u morr për shkak të vonesave në programin ekonomik të qeveris./b.d