• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rumani, kreu i policisë arrestohet së bashku me “miqtë” e tij, trafikonin prostituta

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet rumune kanë arrestuar shefin e policisë të qytetit jug-lindor të Mizilit dhe tre anëtarë të një grupi prostitucioni, operacionet e të cilit mbroheshin nga zyrtari i lartë.

Drejtori i policisë Marius Rotaru dhe tre trafikantët u ndaluan nën dyshimin se kishin krijuar një organizatë kriminale që trafikonte të mitur e të rritur, si dhe ishte aktive në grabitje, përdhunime dhe abuzim me anë të forcës.

Prokurorët dyshojnë se grupi ka qenë aktiv që prej dhjetorit 2015, kur anëtarët e tij filluan të rekrutonin vajza për t’i shfrytëzuar për prostitucion në rrugët e Mizilit. Sipas prokurorëve të çështjes, vajzat shpesh herë binin pre e abuzimeve të ashpra fizike.

Oficeri Marius Rotaru dyshohet se ka mbrojtur rrjetin e tutorëve, duke përdorur pushtetin e tij si shef policie për t’i ndihmuar që t’i shpëtonin ndjekjeve penale.

Sipas mediave rumune, disa nga vajzat bënë denoncime të vazhdueshme në polici, por kjo e fundit, nën drejtimin e Rotaru nuk veproi në asnjë rast. Madje, prokurorët besojnë se zyrtari i lartë u kërkonte vajzave favore seksuale në këmbim të ndihmës.

Departamenti amerikan i Shtetit e konsideron Rumaninë si vend burim, tranziti dhe destinacion të trafikut të qënieve njerëzore për qëllime seksuale dhe deklaron se, shtetasit rumunë përbëjnë një “burim të rëndësishëm” të viktimave të këtyre trafiqeve në Europë, një pjesë e mirë e të cilëve janë fëmijë./tch/a.k

Next Post
Ridvan Bode, si ndikoi njeriu i fortë i financave në shndërrimin e Skënderbeut

Reagon Ridvan Bode: Nuk kam lidhje me trukimet, jam vetëm tifoz i Skënderbeut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In