Presidenti rumun Klaus Iohannis ka emëruar Ministrin e Arsimit Sorin Cimpeanu në postin e kryeministrit të përkohshëm të vendit. Ndërkohë, Victor Ponta njoftoi dje dorëheqjen nga funksionet e tij si kryeministër pas ngjarjes së rëndë në një diskotekë, të premten e kaluar, që shkaktoi 32 të vdekur dhe pas një manifestimi të madh në Bukuresht ku pjesëmarrësit kërkuan largimin e tij.