• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rudolf Marku rrëfen takimin me Kadarenë: Më mbrojti te sekretari i parë i partisë

by A M
03/07/2024 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudolf Marku

Ndodhesha në një gjendje dëshpërimi të thellë kur dikush më thotë se shkrimtari Ismail Kadare është ndalur në Lezhë dhe kërkon që të më takojë. Kadare pranohej si talenti më i madh i letrave dhe artit shqiptar, dhe çdo krijues e kishte ëndërr takimin me të

Është viti 1974, a ndoshta viti 1976. Ata që kanë jetuar gjatë, mund ta dinë se këto vite janë dhe vitet më të errëta në historinë e Shqipërisë. Diktatori sheh kudo komplote kundër tij.

Godet kundërshtarët politikë, të cilët në fakt i ka dhe miqtë më të mirë. Shqipëria është shtet policor. Nuk është rastësi që në Kamboxhian e Khmer Rouge dhe në Korenë e Veriut ambasadat shqiptare janë më të privilegjuarat. Ambasadori francez në Pnom Pen i lutet Ambasadorit shqiptar që t’i gjejë një pako aspirina, sepse privilegjin e blerjes së aspirinave e kanë vetëm punonjësit e Ambasadës shqiptare! Djalit të diktatorit të Koresë së Veriut, i cili do të zëvendësojë në mënyrën më oborrtare pas disa vitesh të atin, i lejohet besueshmëria që të luajë basketboll vetëm me fëmijët e Ambasadorit shqiptar! Sadam Hussein, gjatë një interviste, i deklaron shkrimtarit anglez, Graham Green, se politikani që admiron më shumë është diktatori shqiptar dhe se nuk kalon asnjë natë të vetme pa ëndërruar që të bëhet si ai. Po t’i besojmë biografisë zyrtare të Marshallit Tito, sa herë që ai ndjehet i mërzitur dhe i stresuar, thërret në zyrën e vet Sekretarin ideologjik dhe i thotë t’i tregojë për fjalimet e fundit të diktatorit shqiptar. Qesh me lot, sidomos nga pjesët sharëse ndaj atij vetë. Është e vetmja mënyrë për t’u zbavitur, deklaron Marshalli Tito. Është i vetmi burim humori që ka mbetur në Ballkan! Por ajo që për të tjerët përbën humor, tek ne është paranojë dhe marrëzi e frikshme.

Pikërisht në atë kohë, në Lidhjen e Shkrimtarëve, në një nga plenumet e saj, një poezi e imja e shkruar në moshën 18-vjeçare, me titullin “Lidhjet e mia me Natyrën”, kritikohet për gabime ideologjike. Dhe për asnjë lloj koincidence, në njërën ndër gazetat më të njohura, botohet një shkrim në një faqe të plotë gazete: “Tetë vargje, tetë gabime ideologjike”- një recension për vëllimin tim të parë poetik. Recensioni në fakt ishte një dacibao agresive dhe fundosëse kundër një libri poetik. Kritikoheshin këngët e muzikës së lehtë, pikturat, poezitë, përkthimet, profesorët e universiteteve. Absurdi kishte arritur deri aty saqë ushtarakët të cilët kishin studiuar në Shkollat Militariste të Rusisë staliniste të konsideroheshin liberalë. Kritika e bërë në një Plenum dhe kritika e përforcuar në një faqe gazete nuk më ndihmonin aspak.

Provinca ku jetoja kishte zyrtarë të shquar për injorancën e vet agresive. Mikun tim, Ndoc Gjetjen, e kishin kritikuar në një mbledhje partie të ndërmarrjes për “paturpësinë se guxonte të mësonte gjermanisht, dmth gjuhën e nazistëve”…Ndodhesha në një gjendje dëshpërimi të thellë kur dikush më thotë se shkrimtari Ismail Kadare është ndalur në Lezhë dhe kërkon që të më takojë.

Kadare pranohej si talenti më i madh i letrave dhe artit shqiptar, dhe çdo krijues e kishte ëndërr takimin me të. Vetë ai shihej si shkrimtari më problematik i letërsisë, dhe dy romanet e tij “Kronikë në Gur” dhe “Dimri i vetmisë së madhe” përfliteshin si vepra që kanë shqetësuar gjumin e diktatorit. Në Mbledhjet e Partisë emri i Kadaresë shqiptohej si blasfemi…Por dhe ata që e shanin, e pranonin me keqardhje se ishte një talent i pamohueshëm. Talent, por ç’e do, nuk ka qartësi ideologjike…Nuk ka partishmëri!.. Nuk ka hero pozitiv… U takuam në një klub banal, buzë lumit Drin, një klub plot tym dhe britma zëlarta. Biseda u bë për letërsinë dhe për qytetin provincial ku jetoja, për librat që lexoja dhe për poezinë. Më këshilloi që të tregohesha tepër i kujdesshëm. Pas pak, Kadare më thotë se i duhej të largohej. Më la përshtypjen se nxitonte që të arrinte një orë e më parë në shtëpinë e vet, në Tiranë. Larg, sa më larg provincave Çehoviane!…

Largimi i tij vetëm sa ma shtoi zymtësinë dhe vetminë. Ca njerëz që na kishin parë të ulur në një tavolinë filluan të më pyesnin për bisedën tonë. Isha mësuar me kureshtjen provinciale që përmbante së bashku ligësi, provokim, zili dhe ndonjëherë, rrallë, shumë rrallë, dhe mirëdashje, por një mirëdashje plot keqardhje… Pasdreken e po asaj dite, pranë shtëpisë sonë, më ndal në rrugë P.Nika, që ishte dhe ndihmësi administrativ i Sekretarit të Parë të Rrethit. Ishte dhëndër i lagjes dhe kësisoj sillej me ndjesinë e familjaritetit të njeriut të afërm. Më thotë: “A e di se Ismail Kadare ka ardhur dhe ka takuar Sekretarin e Parë, shokun M? Dhe a e di përse? Vetëm e vetëm për të mbrojtur ty…”.

Dhe më tregon se si Kadare i kishte thënë Sekretarit të Parë që ta injoronte kritikën e bërë ndaj meje në shtyp, si kritikë sektare…Kishte folur gjysmë ore me fjalët më dashamirëse. Duke e ditur mirë agresivitetin e provincës, por dhe psikologjinë e nënshtrimit qyqar të saj ndaj njerëzve që vinin nga Tirana, si të thuash, nga Qendra, nga Lart, ai kishte ardhur vetëm e vetëm që të më dilte zot, që të më mbronte …Dhe ajo që më shtangu qe fakti se gjatë takimit tonë nuk më kishte thënë asnjë fjalë për qëllimin e vizitës së tij. Dhe as që ma ka përmendur kurrë as dhe më vonë, kurrë, sikur ajo mbrojtje e tij në ato kohëra të vështira të mos ketë ndodhur asnjëherë…

Dhe një fisnikëri e pa-artikuluar dhe e pathënë është një fisnikëri që peshon më shumë se çdo mirësi tjetër në këtë botë.

*Marrë nga libri me ese “Një letër që na vjen pas vdekjes”, Rudolf Marku, UET PRESS.

Next Post
Kosova me nëntë sportistë në Lojërat Olimpike Verore Paris 2024

Kosova me nëntë sportistë në Lojërat Olimpike Verore Paris 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In