Deputetja e Opozitës ka gjetur mundësi të ndajë një foto familjare me rastin e ditëlindjes së të ëmës. Festë në familjen Hajdari. Fatmira Hajdari, bashkëshortja e ish-deputetit Azem Hajdari ka ditën e lindjes. Për fëmijët e saj, ajo është një mbretëreshë.
Është deputetja Rudina Hajdari, e cila ka postuar në rrjetin social Instagram, foto me të emën dhe vëllain e saj, Kirardin. “Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës sonë”, shkruan Rudina Hajdari në foton familjari me të ëmën dhe vëllain.
Familja Hajdari ka edhe një djalë të vogël, i cili ka marrë emrin e babait të tij të ndjerë, Azem.
Ndërkohë, Rudina dhe Kiri, kanë qenë mjaft prezent në politikën shqiptare së fundi. Rudina pranoi mandatin e deputetes pas djegies në bllok të mandateve nga deputetët e PD-së, LSI-së dhe aleatëve. Ndërkohë që vëllai i saj Kiri, është angazhuar në protestat e opozitës joparlamentare kundër qeverisë. (Shqiptarja.com)