• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudina Hajdari: Përgjimet? Tirana ngjan me Shkupin!

by S M
18/06/2019 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar përgjimet e fundit në Shqipëri, kun ë shënjestër janë vënë zyrtarë të lartë të maxhorancës.

Hajdari shprehet se përgjimet ngjajnë si ato në Maqedoninë Veriore, para se të rrëzohej nga pushteti Nikola Gruevski. Ajo shton se në rastin e Shqipërisë, të gjitha palët janë të pëfshira dhe po hedhin vendin në erë.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Zbulimi i përgjimeve nga gazeta Investigative “BIRN” dhe nga Zëri i Amerikës e më pas nga gazeta Gjermane ‘Bild’ tregon një ndryshim të strategjisë për sa i përket këtyre përgjimeve, që taktikisht janë përdorur për të ngritur modelin e Maqedonisë së Veriut dhe për të rrëzuar një qeveri, ashtu sic ndodhi atje me qeverinë e Gruevskit.

Garancinë, që një model i këtij lloji mund të ndodhë, e dha një gazetë gjermane që mesa duket ka edhe mbështetjen e një pjese të Budenstagut Gjerman për një përmbysje të tillë, po pa marrë në konsideratë hetimet e tjera që po ndodhin në Prokurorinë e Tiranës.

Ajo që është e qartë, përvec faktit të mungesës së shtetit të së drejtës, është se asgjë nuk është rastësi. Dalja e përgjimeve pikërisht në një datë kur Kryetari i PD-së shmangi paraqitjen në Prokurori, me fjalën se do ta arrestonin, ka ndezur gjendjen aktuale dhe pritet të ketë akoma më shumë ngjarje në ditët në vijim. Ajo që është e qartë nga e gjithë kjo histori është se të gjitha palët janë të zhytura në probleme të mëdha me ligjin dhe me shtetin e së drejtës. Të gjitha palët e kanë humbur legjitimitetin e tyre përpara popullit si përfaqësues të denjë për të mbrojtur interesat më minimale publike.

Të gjitha palët janë të gatshme të hedhin Shqipërinë në erë ashtu sic po ndodh me negociatat me Bashkimin Evropian në mënyrë që asnjë palë të humbin influencën dhe pushtetin e tyre si brenda dhe jashtë vendit.

Por si asnjëherë më parë asnjë palë nuk është e mbrojtur, asnjë palë nuk mund të shpëtojë veten e saj në këtë pikë ku janë futur. Dikush do të ndëshkohet më shumë se tjetri dhe kjo do varet nga lëvizjet e gjithë secilit se sa shpejt apo sa ngadalë do veprojnë për të mbrojtur veten e tyre. Ajo që është e qartë është që asgjë nuk bëhet për Shqiptarët dhe Shqipërinë dhe ajo që do shikojmë dhe e kemi pritur është shkërmoqja e klasës politike që ka zaptuar vendin prej 30 vitesh.

Dosja 339 (700 CD me përgjime) dhe Dosja 184 janë shembuj konkret të zvarritjeve të njëpasnjëshme, procedime që kanë rreth 3 vite të regjistruara si procedime penale dhe akoma nuk ekziston traskriptimi i CD ndaj përgjimeve që janë bërë e jo më të flitet për dërgimin e tyre në gjyq.

Në të dyja këto procedime e sa e sa të tjera, të lidhura drejtpërsëdrejti me krimin e lartë shtetëror, jo vetëm që kanë mbetur të cunguara lidhur me traskriptimin e CD, por deri më sot janë të pashoqëruara me veprime të tjera hetimore, përshembull, ndjekje a kapje në flagrancë të personave të vënë nën përgjim. Theksohet fakti që vetë përgjimi sipas neneve përkatëse të Procedurës Penale nuk është gjë tjetër veç një indicje, e cila duhet të shoqërohet me veprime të tjera hetimore, të rëndësishme dhe konkrete që të merret si provë në fajësinë apo jo të një individi.

Mungesa e alternativës për Shqipërinë është ajo që po vuan çdo shqiptar i ndershëm. Çdo politikan që sot flet, ka vite të tëra që gëzon pushtet dhe para dhe nuk është në gjëndje ‘morale’ të akuzojë asnjë palë apo të mbrojë ‘pastërtinë’ të tij apo të saj.

Pas një anullimi të papritur të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për të raportuar mbi veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2018, presim që këtë të enjte Prokurorja do të paraqitet për të raportuar përpara Parlamentit me datë 20 qershor 2019. Pyetja themelore është kjo: çfarë do të ndodhë me këto procedime? E pra, kjo është njëra pikë e rëndësishme që vetë Prokurorja e Përgjithshme duhet të analizojë dhe të argumentojë para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të dalë mbi palët dhe për të garantuar shtetin e së drejtës, si një prokurore që ka kaluar vetingun.

(d.xh/Balkanweb)

Next Post
Sheshi ‘Skëndërbej’ vlerësohet me çmimin e parë si Hapësira më e mirë Europiane në Spanjë

Sheshi 'Skëndërbej' vlerësohet me çmimin e parë si Hapësira më e mirë Europiane në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

December 28, 2025
Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

December 28, 2025
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

December 28, 2025
Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

December 28, 2025
Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

December 28, 2025
“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

December 28, 2025
“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

December 28, 2025
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com